• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Për Identitetin si vlerë evropiane nuk negociohet, vetoja bullgare rrezik për ndërhyrje politike në historinë

December 29, 2020
in BALLINA, INTEGRIME, LAJME
Vazhdojnë porositë kundër bllokimit të procesit eurintegrues të Maqedonisë së Veriut
Share on FacebookShare on Twitter

Për identitetin si vlerë evropiane nuk negociohet. Identiteti maqedonas i popullit maqedonas dhe gjuha maqedonase absolutisht janë madhësi siç janë gjuha bullgare, gjermane, franceze, italiane, çeke, polake… Ajo është vlerë evropiane dhe për vlera të tilla, as nuk bisedohet, as negociohet, porositi nga Tetova kryeministri Zoran Zaev dhe paralajmëroi se pret përparim në bisedimet me Bullgarinë pas përfundimit të zgjedhjeve tek fqinji lindor.

Ai në përgjigje të pyetjes, pas hapjes së zyrave të reja të Inspektoratit shtetëror të tregtisë në Tetovë, theksoi se për momentin nuk ka bisedime me Sofjen, sepse janë festat dhe paralajmëroi se pas festave do të vazhdojnë me përpunimin e planit të veprimit.

“Pas festave do të mbajmë koordinim me MPJ-në, që së bashku me përfaqësuesin e posaçëm për Bullgarinë, profesorin Buçkovski, të vazhdojmë në pjesën e konfirmimit të planit të veprimit, e ai është plani që e përpunuam me propozimin tonë nën kryesimin e ministrit Bujar Osmani për mbulimin e të gjitha sferave nga sporti, deri te infrastruktura, muzika, shëndetësia, shkenca… Presim përgjigje nga Bullgaria, pasi të përfundojnë festat, sepse presim ta plotësojnë me ide të tyre”, tha Zaev.

Edhe pse në Bullgari janë para zgjedhjeve, shtoi kryeministri, mendojmë se për mirëqenie të të dyja palëve, politikës, qytetarëve dhe shteteve do të ishte çdo realizim më avancues i planit të veprimit.

“Do të vazhdojnë edhe kontaktet politike nën kryesimin e dy ministrave të punëve të jashtme dhe realisht pres përparim pas përfundimit të zgjedhjeve në Bullgari për arsye se është joracionale të pritet të sillet ndonjë zgjidhje para zgjedhjeve”, theksoi Zaev.

Ai theksoi se Qeveria do të vazhdojë me miqësi dhe sqarim të, siç tha, tërë asaj që paraqet rezervë apo pakënaqësi nga pala bullgare, që shpesh e quajnë pakënaqësi nga dinamika e realizimit të Marrëveshjes për miqësi. Është i përbashkët, theksoi Zaev, obligimi i të dyja palëve të sigurojmë infrastrukturë, e cila do të mundësojë rritje dhe zhvillim më të lartë ekonomik.

“E tërë ajo që paraqet tek ata pakënaqësi, ne do ta sqarojmë, Dëshiruam më shpejtë ta bëjmë hekurudhën në Korridorin 8, sepse është në interes të mbarë popullit maqedonas dhe të gjithë popujve që jetojnë në shtet, por për fat të keq dinamika nuk është e tillë siç dëshirojmë. Nuk mund të realizohet për një vit apo dy. Morëm kredi , kemi edhe grante nga BE-ja dhe do të përpiqemi ta realizojmë më shpejtë. Por, shpresoj se edhe Bullgaria do të fillojë të ndërtojë si vendkalimin Klepallo apo linjën hekurudhore e cila duhet të ndërtohet përgjatë kufirit bullgar”, sqaroi Zaev.

Angazhohem, shtoi ai, të ketë liga të përbashkëta të shkollave të mesme në futboll, hendboll, basketboll, që t’i afrojmë të rinjtë dhe të ndërtojmë miqësi.

Presidenti Stevo Pendarovski në intervistën e djeshme për Servisin kombëtar tha se në qasjen me Bullgarinë nuk duhet asgjë të ndryshohet dhe se nuk e sheh të nevojshëm nënshkrimin e një aneksi të Marrëveshjes për Fqinjësi të mirë.

“Lidhur me Bullgarinë, bëmë gjithçka, me qëndrime më argumentuese dhe kërkesa të prekim te ta dhe te tregojmë se atë që ne propozojmë është në kuadër të vlerave dhe parimeve evropiane. Dhe u përpoqëm në çfarëdo mënyre të mundshme, formalisht dhe joformalisht, drejtpërdrejtë dhe jo përmes ndërmjetësve, drejtpërdrejt ju themi se ka punë që edhe ju nuk do ti negocionit, kur do të ishit në gjendjen tonë”, ka thënë Pendarovski.

Ka thënë se ata nuk kanë çka të bisedojnë si bullgarë të cilët flasin gjuhën bullgare me maqedonasit që flasin gjuhën maqedonase dhe se gjuhën e tyre askush nuk e konteston. Ka nënvizuar se gjuha dhe identiteti janë e drejta themelore njerëzore dhe se askush nuk mundet të të tregojë kush je dhe çka je.

“Çështja e identitetit dhe gjuhës nuk është punë e muhabetit, por punë personale për atë se si ndjehem unë dhe si deklarohem. E drejtë bazike njerëzore e vetdeklarimit dhe vetpërcaktimit. Nuk do të kishim ndryshuar asgjë në atë rast, tani e tutje, vetëm duhet të presim nga pala tjetër, në Sofje, jo të vijnë njerëz të ri në pushtet, por të njëjtit njerëz të pranojnë nëse kishit motivin, ja keni zgjedhje, eventualisht të kaloni më mirë në ato zgjedhje, zgjedhjet përfunduan, keni mandat të plotë para jush dhe të kthehemi në argumentet racionale. Pasi këto deri tani nuk ishin argumente racionale”, është decid Pendarovski.

Ka informuar se para dy muajsh ka pasur bisedë të gjatë dhe korrekte me presidentin bullgar, Rumen Radev me çka kanë biseduar me argumente.

“Ka pasur etiketime në atë bisedë siç për shembull përdor Karakaçanovi dhe disa politikanë tjerë radikalë nga ajo palë. Kemi folur me argumente. Unë i thash se nuk e shoh të nevojshëm një aneks të marrëveshjes, ndonjë format juridik të asaj që veçmë është marrëveshje, pasi ju nuk është patjetër të keni mundësi politike të na bllokoni nesër në çfarëdo baze, jo për gjuhë dhe identitet, për çka doni”, ka thënë Pendarovski.

Ka thënë se ky kontekst që është imponuar nga ana e tyre është sipas definicionit politik dhe se nuk ka kurrfarë lidhje me të drejtën.

“Në marrëveshjen e vitit 2017 askund nuk shkruan se do të bisedojmë për gjuhën maqedonase para vitit 1944 të shkruhet në formë të drejtë, se ka qenë bullgare. Kjo nuk është dakorduar, ajo as që është menduar nga ana e negociuesve këtu në Shkup. Aneks të marrëveshjes në parim shkruhet kur diçka dëshiron të plotësosh në marrëveshjen themelore ose eventualisht të riprecizohet”, ka thënë presidenti Pendarovski.

“Bruksel Tajms” e trajtoi çështjen midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë në kontekstin e zgjerimit të BE. Thotë gjithsesi Gjermania ka pohuar se  zgjerimi i BE-së, ndërsa veçanërisht fillimi zyrtar i negociatave  për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, janë prioritet i rëndësishëm për kryesimin e saj me BE-në, por megjithatë mori befasi të pakëndshme nga Bullgaria, e cila vendosi veto të negociatave inkuadruese me Shkupin, për shkak të kontestit rreth gjuhës, historisë dhe trashëgimisë.

“Bllokada bullgare ndoshta duket e papritur  duke e pasur parasysh se Qeveria e Bojko Borisov është një nga  aleatët më të afërt  të kancelares gjermane Angela Merkel në Evropën Lindore. Në mënyrë ironike,  vetë Qeveria e Borisov është fokusuar në “perspektivën evropiane” të Ballkanit Perëndimor kur Bullgaria kryesonte  me Këshillin e BE-së në gjysmën e parë të vitit 2018. Madje edhe krahas kërkesës personale të Angela Merkel, Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut t’i tejkalojnë  dallimet e tyre,  sipas mundësisë  para fundit të kryesimit gjerman,  zgjidhja e shpejtë supozohet  se nuk është në epërsi”, vlerëson edicioni elektronik i “Bruksel Tajms”.

Mediumi potencon se edhe pse shumica e akuzojnë Bullgarinë për mungesë të vizionit gjeostrategjik dhe për pengesë  të përparimit të Ballkanit  për arsye egoiste, megjithatë gjithë rasti  ka rrënjë në “krizën e zgjerimit të BE”-së.

“Bruksel Tajms” citon se Qeveria e Borisovit pohon se Maqedonia e Veriut me qëllim  e shkel Marrëveshjen për miqësi që të dy vendet  e nënshkruajtën në vitin 2017 dhe e cila ishte përshëndetur nga  përfaqësuesit më të lartë të BE-së, politikanë dhe analistë politik, ndërsa disa ekspertë madje e quajtën edhe “historike”.

“Ish përfaqësuesja e lartë e BE-së Federika Mogerini dhe eurokomisari për zgjerim Johanes Han ishin mes optimistëve më të mëdhenj:  ata konsideronin se marrëveshja është “inspirim për gjithë rajonin”. Ministri gjerman i punëve të jashtme  në atë kohë Zigmar Gabriel deklaroi se fakti që të dy vendet e nënshkruajtën  marrëveshjen  aq shpejtë  prejse Qeveria e Zoran Zaevit hyri në detyrë  është “e jashtëzakonshme”, e cila i dërgon “mesazh të rëndësishëm për bashkëpunimin e suksesshëm bilateral dhe rajonal të Ballkanit”, përkujton gazeta.

“Bruksel Tajms” potencon se edhe pse marrëveshjet për miqësi kanë  forma dhe madhësi të ndryshme, kjo  ndërmjet Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut ka “një dispozitë mjaft të fuqishme”.

“Neni 8 paragrafi 2 i tij, në të cilin insiston Qeveria e Borisovit dhe i cili është në  bazën e vetos së Bullgarisë, kërkon të dy vendet të formojnë  “Komision të përbashkët multudisiplinar të ekspertëve për çështje historike dhe arsimore, me qëllim që të kontribuojnë  për  interpretim shkencor dhe objektivitet të ngjarjeve historike, të themeluara mbi  dëshmitë autentike dhe burimet historike”. Siç supozohet  sipas informatave  të arritshme publike, kjo dispozitë  interpretohet se komisioni i ekspertëve  duhet të arrijë  rrëfim të përbashkët për ngjarje të ndryshme  nga shekulli i mesëm deri në Luftën e dytë botërore.  Gjithashtu, e dukshme është se  edhe të dy anët bëjnë përpjekje  në këtë komision  t’i vendosin qëndrimet e tyre si e vërtetë përfundimtare historike”, konsideron edicioni.

Sipas mediumit të Brukselit, larg mençurisë  së dukshme të pranuar përgjithësisht  se e vërteta është relative dhe se faktet e njejta  mund të lexohen në mënyra të ndryshme, kjo ide e Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, ashtu siç është menduar, çon në një qorrsokak.

“Disa analistë politik kanë bërë paralele ndërmjet  komisionit të ekspertëve  të Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut me  Komisionin gjermano-francez për libra,  por kjo duket e gabuar. Bashkëpunimi gjermano-francez në fushën e interpretimit  dhe ruajtjes së historisë daton  të paktën prej vitit 1935, kur u mbajt mbledhja e parë e historianëve të Francës dhe Gjermanisë. Ajo filloi si nismë  e profesorëve  të brengosur për  rrëfimet  armiqësore historike për çka historianët akademik  kishin dëgjim,  ndërsa ato  edhe nuk kishin  afat të ashpër përfundimtar  të destinuar nga politikanët  siç është rasti me Bullgarinë dhe Maqedoninë e Veriut”, konsideron “Bruksel Tajms”.

Sipas edicionit, plotësisht, anëtarët e Komisionit të ekspertëve  maqedono-bullgar jo vetëm që dalin  me vlerësime të ndryshme historike në intervista dhe deklarata publike, por  gjithashtu kanë qëndrime të ndryshme për atë nëse Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut  në përgjithësi kanë histori të përbashkët.

“Duhet të përmendet se  libri i përbashkët  francezo-gjerman është realizuar madje në vitin 2006, me kërkesë të studentëve të cilët  kanë marrë pjesë në samitin rinor francezo-gjerman në vitin 2003, që e pranuan  edhe Qeveria franceze dhe gjermane. Kjo vetëm tregon se rruga  nëpër të cilën u nisën Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut mund të jetë e gjatë dhe e rëndë”, shton gazeta.

“Bruksel Tajms” konsideron se  përderisa Marrëveshja për miqësi ndërmjet Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut  nuk e kishte këtë dispozitë për historinë, Qeveria e Borisovit  nuk do të kishte vegël të vërtetë për presion me  bazë pseudo-ligjore në të cilën mund të mbështetet.

“Para se ta akuzoni Bullgarinë për shfrytëzim të kësaj vegle, mendoni pse kjo dispozitë është pjesë e  Marrëveshjes. Përgjegjësia duhet t’u atribuohet edhe qeverive  të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, të cilat u zotuan  të hapin tema  kontraverse historike për çka  nuk ishin të gatshme  as shoqëritë e tyre, as  historianët e tyre”, konsideron edicioni.

Sipas “Bruksel Tajms”, përvoja francezo-gjermane në këto çështje tregon se  nismat  mund të japin më shumë fryt  nëse  vijnë  prej poshtë-lartë, se sa prej lartë-poshtë.

“Kuptohet, politikanët mund të kontribuojnë  për krijimin e kushteve për maturim të shoqërive për dialog nga shkëmbimet kulturore të studentëve,  profesorëve dhe akademikëve, përmes konferencave të përbashkëta historike, deri te bisedat e rregullta  ndërmjet shoqatave  të mësimdhënësve. Megjithatë, supozohet se thelbi është në durimin, ndërsa jo në presionin”, përfundon “Bruksel Tajms”.

Next Post
Është rritur numri i pranimeve në spitale, nu ka mjekë të paangazhuar

Vazhdon trendi i zvogëlimit të numrit të të sapodiagnostifikuarve dhe të vdekurve, por edhe përqindja e rasteve pozitive nga të testuarit

Reporterët pa kufij: Në vitin 2020 janë vrarë 50 gazetarë, numri më i madh në shtete që nuk janë në luftë

Reporterët pa kufij: Në vitin 2020 janë vrarë 50 gazetarë, numri më i madh në shtete që nuk janë në luftë

[mc4wp_form id=”34312″]

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom