• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home POLITIKË

Zaev: Po bëjmë përpjekje që propozimi i opozitës për regjistrimin të pranohet

December 28, 2020
in POLITIKË, BALLINA, LAJME
Zaev: Mbetemi të përkushtuar në reformat evropiane, pa dallim që BE-ja dërgoi sinjal të keq
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Zoran Zaev sot deklaroi se po bëhen përpjekje që propozimet e opozitës që kanë të bëjnë me Ligjin për regjistrim te pranohen, duke cekur se partitë opozitare në këtë proces ishin kyçur mbi një vit e gjysmë.

“Gjatë tërë këtij një viti e gjysmë prej kur bisedojmë për regjistrimin, opozita është e përfshirë. Pati grupe të punës, edhe nga pushteti edhe nga opozita, drejtori i Entit shtetëror për statistika mbajti disa takime”, tha Zaev, i cili sot në Tetovë mori pjesë në hapjen e hapësirave të reja të Inspektoratit shtetëror të tregut.

Ai sqaroi se ka tre kategori regjistrimi – njëra pjesë janë gjithsej qytetarët, pjesa e dytë janë qytetarët rezidentë përkatësisht gjithë qytetarët të cilët kanë migruar një kohë më të gjatë se një vit. Kjo, sipas tij, e bën debatin pa lëndë dhe iracional për përkatësinë etnike apo çfarë janë përqindjet dhe të ngjashme.

“Opozita dha propozim të ri të përdorim shenjë nga gishti, Unë nuk e di si do ta përdorin shenjën qytetarët që kanë migruar prej një viti. Po bëjmë përpjekje. Ministri i Drejtësisë menjëherë hyri në kontakt me donatorë të shohim nëse mund të sigurojmë donacione, kemi ambasada të cilat disponojnë me mbi 20 milionë euro mbështetje për zgjedhjet në shtet, kështu që bëjmë lutje të ndajnë pesë milionë euro, e të blejmë pesë mijë aparate për shenja gishtërinjsh të cilat i përdorim për zgjedhje, por ja do të ndihmojnë edhe për regjistrimin, deklaroi Zaev.

Regjistrimi, potencoi ai, është obligim i qytetarëve, dhe ata duhet të regjistrohen tërësisht në pajtim me standardet nga Eurostati.

“Ne e dimë cilët qytetarë më shumë se një vit nuk janë kthyer në shtet”, tha Zaev, duke shtuar se kjo mund të merret vesh vetëm me shtypjen e një butoni.

Kryeministri deklaroi se po bëhet gjithçka që opozita të jetë e qetë, duke potencuar se regjistruesit janë profesionistë dhe se ata “nuk i jep as LSDM, as BDI, as Aleanca, as VMRO-DPMNE-ja”.

“Shkojnë nëpër grupe, baza e të dhënave të cilën e kemi është elektronike, vetëm do t’i krahasojmë të dhënat, por në fund ajo na duhet më së shumti për treguesit ekonomikë në pajtim me të cilat shteti do të zhvillojë politika”, thotë Zaev.

Ai paralajmëroi se nëse ndonjë nga palët politike, pushteti apo opozita nuk japin pajtim për ligjin, regjistrimi nuk do të mbahet.

“Në vjeshtë kemi zgjedhje. viti 2022 tashmë është vonë. Ne jemi ndër shtetet e rralla në botë, ndërkaq e vetmja në Evropë që 18 vite nuk ka regjistrim”, tha Zaev.

Next Post
Zylyftar Bregu: Politikat e brendshme janë pengesë për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Zylyftar Bregu: Politikat e brendshme janë pengesë për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Pas negociatave shumëvjeçare, gazpërçuesi kalon në pronësi 100 për qind të shtetit

Pas negociatave shumëvjeçare, gazpërçuesi kalon në pronësi 100 për qind të shtetit

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom