• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Shic: Bisedat duhet të vazhdohen, edhe Bullgaria dlshiron që Maqedonia e Veriut të bashkangjitet në BE

December 25, 2020
in BALLINA, INTEGRIME, LAJME
Qeveria: Kontaktet e shpeshta dhe takimet e nivelit të lartë me Bullgarinë çojnë drejt afrimit të pozicioneve
Share on FacebookShare on Twitter

Gjermania  dëshironte shumë deri në fund të vitit  të mbahen  konferencat e para ndërkombëtare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut,  por për fat të keq nuk është e mundur  të bindet  Bullgaria të japë  pëlqim,  pas së cilës  bisedat duhet të vazhdohen vitin e ardhshëm, me ç’rast gjatë gjithë kohës  e kemi bërë të qartë se për çështjet bilaterale, veçanërisht dallimet historike, nuk ka vend në procesin e zgjerimit, thotë drejtoresha për Evropën Juglindore, Turqinë dhe shtetet e EFTA-së në Ministrinë gjermane për Punë të Jashtme Suzane Shic në intervistë për Dojçe Vele.

Ajo thekson se afrimi i Ballkanit Perëndimor drejt BE-së është vendim i rëndësishëm strategjik për rajonin, por edhe për Unionin, dhe për atë kjo ishte  një nga prioritetet e kryesimit të Gjermanisë me bllokun.

“Nëse shikojmë në vitin 2020, na gëzon ajo që Ballkani Perëndimor kishte  përparim të rëndësishëm. Edhe pse  ndoshta njerëzit e rajonit shpresonin ende më shumë,  gota duhet të shikohet si gjysmë e mbushur. Në mars kishte  vendim shumë të rëndësishëm  nga vendet anëtare të BE-së  për fillim të negociata  për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut – vendim i rëndësishëm politik, i cili arriti madje edhe pas shumë përpjekjeve. Kuptohet se  dëshirojmë shumë  tashmë në fund të fundit të mbahen  konferencat e para për bashkim. Në këtë rrugë arritëm mjaft larg me të dy vendet”, thekson Shic.

Ajo shpreh zhgënjim për shkak të asaj që edhe krahas “punës me të vërtetë intensive”, Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut  nuk arritën të gjejnë kompromis, por potencon se  nuk guxon të harohet  se këtë vit vendi  u bë anëtare e NATO-s.

“Në rastin me Maqedoninë e Veriut, për fat të keq,  nuk është e mundur Bullgaria të bindet të japë pëlqim. Por, edhe Maqedonia e Veriut  kishte linja të kuqe  përmes të cilave  nuk mund  të kalohej. Tani bisedat duhet të vazhdojnë vitin e ardhshëm.  Megjithatë,  gjatë gjithë kohës  e bëmë të qartë se  çështjet bilaterale, veçanërisht dallimet historike, nuk kanë vend në procesin e zgjerimit.  Për atë edhe ne u lutëm që çështjet  të cilat kanë të bëjnë  me historinë e përbashkët të diskutohen  në Komisionin e historianëve të cilën e krijuan të dy shtetet në suaza të Marrëveshjes për miqësi. Përfundimisht, edhe Bullgaria dëshiron që Maqedonia e Veriut të mund të bashkangjitet në BE”, potencon Shic.

Ajo potencon se Gjermania do të vazhdojë të punojë në procesin e afrimit të Ballkanit Perëndimor drejt BE-së, veçanërisht duke e pasur parasysh se vendi në vitin 2021  do të kryesojë  me procesin e Berlinit, duke e ndërmarrë kryesimin  nga Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria.

“Në suaza të kryesimit tonë  me procesin e Berlinit do ta vazhdojmë dialogun me  shoqërinë civile dhe të rinjtë. Kuptohet, edhe nga qeveritë e rajonit gjatë gjithë kohës do të kërkojmë  respektim të shtetit ligjor  dhe luftë  ende më aktive kundër korrupsionit. Përveç asaj,  ka edhe elemente tjera, si çështja  e arsimit fillor dhe lufta kundër  papunësisë. E rëndësishme është vendet vetë të krijojnë  kushte  që t’u japin njerëzve atje perspektivë për  të ardhmen  për veten dhe familjet e tyre”, potencon Shic në intervistë për Dojçe Vele.

Next Post
Është formuar grup i punës për ndryshime të Kodit zgjedhor

Është formuar grup i punës për ndryshime të Kodit zgjedhor

Çdo vendim i Këshillit Gjyqësor që ka për qëllim gjyqësi më efikase dhe të drejtë është për t’u përshëndetur, thot Mariçiq

Çdo vendim i Këshillit Gjyqësor që ka për qëllim gjyqësi më efikase dhe të drejtë është për t’u përshëndetur, thot Mariçiq

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom