Kategoritë

BASHKIMI EVROPIAN Sllovakia dhe Çekia: Entitete të caktuar përhapin informacione të pasakta se kanë ndikuar në vendimet tona për veto në konkluzionet e BE-së

Ambasadori sllovak Henrik Markush dhe zëvendësambasadori çek, Lubomir Pshenka në një deklaratë të përbashkët për shtyp thonë se nuk ka asnjë entitet nga Maqedonia e Veriut që ka ndikuar në vendimet e Bratisllavës dhe Pragës për të bllokuar propozim-konkluzionet e Këshillit të BE-së për zgjerim.

“Fatkeqësisht, entitete të caktuara nga Maqedonia e Veriut filluan të përhapin informacione të pasakta se kanë ndikuar në vendimet e Pragës dhe Bratisllavës në lidhje me proceset në vetë BE-në. As diplomacia çeke dhe as ajo sllovake nuk janë në dijeni të ekzistencës së përpjekjeve të lobimit nga disa entitete që kanë mundur të ndikojnë në procesin e vendimmarrjes në Pragë dhe Bratisllavë”, thonë në deklaratë ambasadori sllovak dhe zëvendësambasadori në Republikën Çeke.

Në vazhdim të deklaratës, siç transmeton 360 gradë, theksohet se Republika Çeke dhe Sllovakia “pas angazhimit të javës së kaluar në hartimin e konkluzioneve të Këshillit lidhur me zgjerimin, i kanë komunikuar qartë rrethanat që i penguan ata të bien dakord me projekt-konkluzionet e Këshillit. Kjo u bë përmes një deklarate të përbashkët nga ministrat e punëve të jashtme të Republikës Çeke dhe Sllovakisë.

Për fat të keq, entitete të caktuara nga Maqedonia e Veriut kanë filluar të përhapin informacione të pasakta se ata kanë ndikuar në vendimet e Pragës dhe Bratisllavës në lidhje me proceset në vetë BE-në”, shtohet në deklaratë.