• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home COVID-19

Filipçe: Me donacion të vaksinave kundër Kovid-19 nga Bullgaria për një kohë të shkurtë do ta fillojmë procesin e vaksinimit

December 22, 2020
in COVID-19, BALLINA, LAJME
Gjendja me Kovid-19 është nën kontroll, sistemi shëndetësor po përgaditet për vaksinim
Share on FacebookShare on Twitter

Qeveria e Republikës së Bullgarisë në mbledhjen e sotme solli vendim nga çdo sasi e vaksinave kundër Kovid-19, që arrin në atë shtet, një sasi e caktuar t’u dedikohet qytetarëve tanë dhe kjo të jetë në formë të donacionit. Me këtë, ne praktikisht arrijmë tek vaksinat me dinamikën e njejtë kohore me të cilën arrijnë edhe vendet – anëtare të BE-së. Bullgaria si anëtare e BE-së e pati atë privilegj të bëjë negociata të drejtpërdrejta me disa prodhues. Falë këtij akti miqësor, me këtë donacion për një kohë të shkurtë do ta fillojmë procesin  vaksinimit dhe do ta lehtësojmë qasjen drejt vaksinave, në mënyrë që të mund të vaksinojmë 60 deri 70 për qind të popullatës, theksoi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, i cili foli në mbledhje.

Ministri Filipçe ishte në Sofje me ftesë të kryerministrit bullgar, Bojko Borisov dhe ministrit të Shëndetësisë, Kostadin Angellov. Republika e Bullgarisë nga çdo dërgesë e vaksinave kundër Kovid-19, të cilat drejtpërdrejtë i kanë blerë nga prodhuesit, një pjesë do t’ia dhurojë vendit tonë. Sipas informatave nga autoritetet shëndetësore në Republikën e Bullgarisë, së pari në Sofje do të arrijë vaksina e “Fajzer”, më pas e kompanisë “Moderna”, e pastaj e “Astra Zeneka”, kumtoi Minsitria e Shëndetësisë.

“Tashmë biseduam edhe për hollësitë teknike lidhur me dërgesën, besoj se në të njejtën kohë do të marrim edhe një pjesë të vaksinave si edhe vendet e BE-së”, theksoi Filipçe.

“Këtë e bëjmë me zemër të pastër pa kurfarë qëllimesh në prapavijë, e bëjmë për fqinjët tanë më të afërt. Shpresoj se vitin e ardhshëm me Zaharievën dhe ministrin Karakaçanov do të gjejmë zgjidhje të përbashkët për integrimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, siç e mbështetëm edhe për në NATO. Kështu që nuk ndodhi asgjë e tmerrshme, çështje e vullnetit politik nga të dyja palët është të arrijmë deri atje”, deklaroi kryeministri bullgar, Bojko Borisov në mbledhjen e sotme qeveritare.

Ministri bullgar i Shëndetësisë, Kostadin Angellov theksoi se qëllimi i këtij vendimi është arritja e solidaritetit në kushte të daljes nga kriza, të cilën e shkaktoi pandemia.

“Kemi mundësi për stërshitje dhe dhurim të vaksinave kundër Kovid-19. Në atë kuptim pas mbulimit të nevojave nacionale dhe nënshkrimit të marrëveshjeve adekuate, do të sigurojmë vaksina për qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, theksoi Angellov.

Përveç përmes donacionit nga Republika e Bullgarisë, vendi ynë siguroi vaksina edhe përmes mekanizmit Kovaks. BE-ja për vendet anëtare siguroi 400 milionë vaksina dhe 100 milionë plotësisht për vendet të cilat nuk janë në Union, ndërsa vaksinat mund t’i marrin me ndërmjetësim të vendeve anëtare. Deri më tani, lloj të tillë të ndihmës vendit tonë i ofruan Polonia dhe Greqia. Republika e Maqedonisë së Veriut po bisedon edhe me prodhuesit për furnizim të drejtpërdrejtë të vaksinave prej tyre, potencojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Next Post
Në seancën e Qeverisë informacion për Liqenin e Prespës dhe ligje nga mjedisi jetësor

Në seancën e Qeverisë informacion për Liqenin e Prespës dhe ligje nga mjedisi jetësor

Është rritur numri i pranimeve në spitale, nu ka mjekë të paangazhuar

ISHP: Është zvogëluar numri i të infektuarve të rinj dhe të vdekurve nga Kovid-19

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom