• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home COVID-19

Në Qendrat kovid në Shkup për 24 orë janë hospitalizuar 30 pacientë, gjithsej trajtohen 497

December 21, 2020
in COVID-19, BALLINA, LAJME
Numri i të infektuarve të rinj mbi një mijë, në klinikat interne të Shkupit ka krevate të lira
Share on FacebookShare on Twitter

Gjatë 24 orëve të fundit në qendrat kovid në Shkup janë hospitalizuar 30 pacientë të rinj për shkak komplikimeve me koronavirus. Gjithsej 497 persona të dyshuar dhe konfirmuar me Kovid-19 po trajtohen në repartet infektive në kryeqytet, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.

Gjatë 24 orëve të fundit, kishte gjithsej 15 pranime në klinikat interne dhe një pacient u hospitalizua në Klinikën e Nefrologjisë, tre në Institutin e TBC-së, tre pacientë në Klinikën e Dermatovenereologjisë. Gjashtë pacientë të rinj u pranuan në ORL dhe dy në Klinikën e syve.

Në qendrat kovid në SPQ “8 Shtatori”  ka pasur gjashtë pranime të reja të pacientëve.  Në Klinikën infektive gjatë ditës së djeshme janë hospitalizuar nëntë të infektuar.

Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë lëshuar 13 pacientë të shëruar.

Për momentin, 27 pacientë janë duke u trajtuar në Klinikën e lëkurës në kovid – qendër, 30 pacientë në Klinikën e neurologjisë, dhe gjithsej 50 pacientë me simptoma të virusit korona janë pranuar në Institutin e TBC, aktualisht 25 pacientë janë akomoduar në qendrën Kovid të Klinikës për nefrologji, në Klinikën e sëmundjeve të syrit 20 pacientë, dhe në ORL24 pacientë. Në Klinikën për Gastroenterohepatologji janë 26 pacientë.

Në SPQ “8 Shtatori” ka gjithsej 107 të infektuar, në Kliniken e sëmundjeve infektive janë hospitalizuar 145 pacientë, ndërsa në Institutin e sëmundjeve infektive në Kozle ka 43 pacientë.

Gjithsej 497 pacientë të konfirmuar dhe të dyshuar për kovid-19 po trajtohen në repartet e sëmundjeve infektive në spitalet në kryeqytet. Shumë prej tyre janë në mbështetje të oksigjenit.

Përkundër numrit të madh të pranimeve gjatë ditës së djeshme, këtë mëngjes deri në orën 8 kishte rreth 30 vende të lira, ndërsa pritet që gjatë ditës pas çregjistrimeve të pacientëve të rikuperuar, vendet shtesë të lirohen në Klinikën për Sëmundje Infektive dhe në SPQ “8 Shtatori”. Të gjitha repartet e sëmundjeve infektive janë të oksigjenuara dhe mund të kujdesen pacientët që kanë nevojë për mbështetje të oksigjenit, thuhet në kumtesë.

Next Post
Zaev: Mbetemi të përkushtuar në reformat evropiane, pa dallim që BE-ja dërgoi sinjal të keq

Zaev: Mbetemi të përkushtuar në reformat evropiane, pa dallim që BE-ja dërgoi sinjal të keq

Qëllimi është që regjistrimi asnjëherë më të mos trajtohet si çështje politike, thotë Zaevi

Qëllimi është që regjistrimi asnjëherë më të mos trajtohet si çështje politike, thotë Zaevi

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom