• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Shahpaska: Për ne të gjithë qytetarët janë të njëjtë dhe secili ka të drejtë të vendosë se si ndjehet

December 17, 2020
in BALLINA, LAJME
Shahpaska: Rritet numri i fëmijëve në kopshte për fëmijë, nuk ka rekomandime për ndryshimin e kohës së punës për të punësuarit
Share on FacebookShare on Twitter

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska sot mori pjesë në një ngjarje onlajn si pjesë e konferencës përfundimtare në kuadër të projektit “Orientimi seksual dhe identiteti gjinor (OSIGJ) – Mbrojtja nga Diskriminimi”, në organizim të Institutit për të drejta të njeriut.

Shahpaska, siç kumtoi MPPS, e potencoi rëndësinë e miratimit të Ligjit për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi, i cili paraqet zgjidhje ligjore për të cilën votuan së bashku edhe pushteti edhe opozita, që është një sinjal i vërtetë se shoqëria jonë po shkon në drejtim të duhur.

“Ligji për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi në bazat diskriminuese i përfshin edhe orientimin seksual edhe identitetin gjinor. Për ne, të gjithë qytetarët janë të njëjtë dhe secili ka të drejtë të vendosë se si ndjehet  dhe duhet të respektohet sepse është i ndryshëm. Bukurinë e shoqërisë e bëjnë dallimet”, tha ministrja Shahpaska.

Ajo njëherit foli edhe për aktivitetet dhe politikat që po realizohen për momentin, siç është Plani i veprimit për avancimin e të drejtave të komunitetit LGBTI. Ajo për të cilën duhet të punohet në periudhën e ardhshme është Vlerësimi i strategjisë së barazisë dhe mos-diskriminimit i cili do të jetë baza për krijimin e një strategjie të re. Krijimi i linjës SOS për komunitetin LGBT dhe qendra e parë për njerëzit nga komuniteti LGBT janë pjesë e projekteve që janë realizuar.

Shahpaska e theksoi suksesin e vendit tonë në hartën Reinbow për vitin 2020, një hartë që i rendit vendet për sa i përket përparimit në respektimin e komunitetit LGBT, ku jemi renditur në vendin e 33-të, përkatësisht po shënojmë kërcim prej 12 pozicioneve krahasuar me vitin e kaluar.

“Kjo do të thotë që vendi ynë po ndërmerr hapa seriozë në zbatimin e të drejtave të njeriut si një nga kushtet për t’u bërë anëtare e barabartë e familjes së madhe evropiane”, përfundoi Shahpaska.

Next Post
Zgjerimi i BE-së kthehet në rend dite të ambasadorëve këtë javë

Janë bllokuar konkluzionet për zgjerimin e BE-së, Merkel pret zgjidhje

Restoranet prej sot do të punojnë deri në orën 18:00 festimet, tubimet dhe grupimet janë të ndaluara

Restoranet prej sot do të punojnë deri në orën 18:00 festimet, tubimet dhe grupimet janë të ndaluara

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom