• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home POLITIKË

Zaev paralajmëron takim liderësh, Mickoski refuzon të marrë pjesë nëse organizohet nga Pendarovski

December 14, 2020
in POLITIKË, BALLINA, LAJME
Zaev paralajmëron takim liderësh, Mickoski refuzon të marrë pjesë nëse organizohet nga Pendarovski
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri dhe kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev sot paralajmëroi takim liderësh deri në fund të vitit. Ai tha se pret ta thërrasë kreu i shtetit, Stevo Pendarovski, por nëse kjo nuk do të ndodhë, atëherë ai do të niste këtë iniciativë. Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, nga ana tjetër, paralajmëroi se partia e tij nuk do të marrë pjesë nëse takimi i liderëve organizohet nga Pendarovski.

Edhe Zaevi edhe Mickosi u dakorduan se në takim duhet të bëhet fjalë për krizën e koronavirusit, integrimin evropian dhe çështjet e tjera që janë në interes të qytetarëve.

“Kryetari i VMRO-DPMNE Hristijan Mickoski i bëri thirrje Presidentit të thërrasë një takim liderësh, por unë nuk jam në dijeni se çfarë po ndodh. Nëse një mbledhje e tillë e liderëve nuk realizohet, unë do ta kontaktoja Presidentin sot-nesër për një qëllim të tillë, nëse jo, unë ndoshta do të thërras një takim liderësh deri në fund të vitit për integrimin evropian, por edhe për ballafaqimin me krizën e koronavirusit dhe për të gjitha fushat e tjera me interes për qytetarët për të cilat mund të diskutojmë në takim”, tha Zaev, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas llogaridhënies për punën e bërë në 100 ditët e para që Qeverisë.

Mickoski në konferencë për shtyp, e riaktualizoi nevojën për mbajtjen urgjente të takimit të liderëve në të cilin do të bisedohej, siç tha ai, për situatën aktuale politike, shëndetësore, arsimore dhe ekonomike. Ai nuk specifikon se me çfarë kërkesash do të dalë VMRO-DPMNE, as se cili do të jetë pozicioni i saj nëse eventualisht ulet në të njëjtën tryezë me përfaqësuesit e partive në pushtet.

“Nuk e shoh rolin e Stevo Pendarovskit në këtë takim të liderëve. Stevo Pendarovski nuk është lider i një partie politike. Nëse nevojitet mbështetja e partive politike, që ne partitë politike të bisedojmë për diçka, atëherë dihet që partitë politike duhet të ulen dhe të flasin. Dihet se kush duhet ta thërrasë atë takim liderësh. Ne e kemi kërkuar atë takim disa herë deri më tani. Nëse vlerëson se duhet të ulen politikanët të bisedojnë në atë takim liderësh, unë jam në dispozicionin tuaj. Por, në një format që do të organizohej nga Stevo Penadrovski, unë nuk do të marr pjesë në takim të tillë sepse nuk e shoh rolin e Stevo Penadrovskit në një takim të tillë liderësh”, tha Mickoski, duke shtuar se ai do të marrë pjesë në takimin e liderëve nëse iniciativa vjen nga Qeveria.

I pyetur se me cilat kërkesa VMRO-DPMNE do të merrte pjesë në takimin e liderëve, Mickoski u përgjigj se së pari duhet të realizohet takimi i liderëve, për të parë se cili do të ishte rendi i ditës dhe bazuar në atë që të dilnin me qëndrimin e tyre.

Nga Kabineti i Pendarovski tani për tani nuk ka informacione nëse ai planifikon të thërrasë takim liderësh.

Next Post
Zaev dhe Cipras e morën “Çmimin e Paqes të Hesenit”

Zaev dhe Cipras e morën “Çmimin e Paqes të Hesenit”

Njëqind ditë Qeveri: Buxhet stabil dhe investime të reja dhe paralajmërime për mbrojtje të mjedisit jetësor, zbatim të regjistrimit dhe 34.000 denarë rrogë mesatare

Njëqind ditë Qeveri: Buxhet stabil dhe investime të reja dhe paralajmërime për mbrojtje të mjedisit jetësor, zbatim të regjistrimit dhe 34.000 denarë rrogë mesatare

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom