• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home POLITIKË

Maqedonia nuk është copëtuar, nga Sofja u konfirmua se për gjuhën dhe identitetin nuk bisedohet, iu përgjigj Zaev liderit të opozitës Mickoski

December 11, 2020
in POLITIKË, LAJME
Maqedonia nuk është copëtuar, nga Sofja u konfirmua se për gjuhën dhe identitetin nuk bisedohet, iu përgjigj Zaev liderit të opozitës Mickoski
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Zoran Zaev mbrëmë në një intervistë për TV Telma, përsëri i hodhi poshtë pretendimet e liderit të opozitës Hristian Mickoski se javën e kaluar “Maqedonia ishte copëtuar” dhe vlerësoi se kjo është politikë e papërgjegjshme.

“Kreu i opozitës gjatë fundjavës tha se Maqedonia është duke u copëtuar në Sofje . Të gjitha ato akuza që janë dhënë janë si të luash me lodra, kurse nuk mund të luash kështu me popullin dhe kombin tënd. Ju prodhoni, jo vetëm urrejtje, por tensione të mundshme, probleme edhe atë probleme midis fqinjëve”, tha Zaev.

Përkujtoi se sot të gjithë panë dhe ishin të bindur se nuk ka bisedime, jo vetëm për popullin maqedonas dhe gjuhën maqedonase, por, siç theksoi ai, nuk ka bisedime për histori, për imponimin e gjërave të tilla.

“Pra, Maqedonia nuk u copëtua, nuk kishte gjëra të tilla siç akuzuan se Zaev po e shiste Maqedoninë, duke biseduar fshehurazi ose të ngjashme. Sot ata panë që ne jemi plotësisht prapa mbrojtjes së ndjenjave të të gjithë popullit maqedonas dhe unë jam i kënaqur që bashkësitë e tjera etnike janë pas nesh, sepse ata e dinë se çfarë ndjenje të shenjtë është të ndihesh ashtu siç mendon se duhet”, tha kryeministri Zaev, duke kritikuar opozitën për sajimin e lajmeve të rreme gjatë gjithë procesit me Bullgarinë, duke u sjellë destruktivisht dhe duke pritur vazhdimisht lajme të këqija për vendin.

Next Post
Fillon votimi për zgjedhjen e kryetarit të ri të komunës së Shtipit

Fillon votimi për zgjedhjen e kryetarit të ri të komunës së Shtipit

Vazhdojnë porositë kundër bllokimit të procesit eurintegrues të Maqedonisë së Veriut

Zaev porositi se mbetemi të fokusuar në anëtarësimin e plotë në BE, Osmani me mbështetje nga eurodeputetët, Buçkovski në Sofje u takua me Borisovin

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom