• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Rot: Nuk ka nevojë për plan B për Maqedoninë e Veriut, çështja është kur, jo nëse

December 8, 2020
in BALLINA, INTEGRIME, LAJME
Roth: Zgjerimi i BE-së nuk duhet të jetë peng i kërkesave dypalëshe
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri për Çështje Evropiane, Mihail Rot dhe kryesues në mbledhjen e sotme për punë të përgjithshme të BE-së, është i bindur se do të gjendet zgjidhje për kornizën negociuese për Maqedoninë e Veriut më së voni gjatë presidencës portugeze, informon korrespondentja e MIA-s nga Brukseli.

Mihail Rot sot pasdite konfirmoi se për shkak të një vendi anëtar, Bullgarisë, sot nuk janë miratuar kornizat negociuese për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, dhe se ai është personalisht i dëshpëruar për shkak të kësaj situate.

“Komisioni Evropian propozoi kornizë negociuese, çështja është kur, e jo nëse do të miratohet ajo. Do të doja të dërgoj pak optimizëm, vetëm një vend anëtar nuk u pajtua për kornizën negociuese, ndërsa ajo kornizë duhet të pranohet nga të gjitha vendet anëtare të BE-së dhe nga Maqedonia e Veriu. Jam i sigurt se partnerët tanë në Shkup nuk do të dekurajohen”, tha Rot në konferencë për media.

Ministri Rot, vendi i të cilit kryeson me BE deri në fund të këtij viti, shfaqi bindje se do të shtyhet procesi edhe më tutje në periudhën e ardhshme deri në arritjen e pajtueshmërisë.

“Nuk ka nevojë për plan B për Maqedoninë e Veriut, çështja është vetëm se kur, dhe jam i sigurt se do të tejkalohet kjo. Kjo për mua është edhe dëshpërim personal, si edhe për vetë kancelaren gjermane (Merkel), ne jemi të përkushtuar, por nuk ishim mjaft të suksesshëm, ndjeva mbështetje të madhe nga vendet tjera anëtare, ndërsa presidenca portugeze tha se do të angazhohet. Mund të konsideroni në mbështetjen e qeverisë federale të Gjermanisë se do të vazhdojë të bëjë presion”, siguroi Rot.

Nënkryetari i Komisioni Evropian, Marosh Shefçoviq, me ton të njëjtë si edhe Rot shprehu mbështetje të plotë për procesin e Maqedonisë së Veriut dhe porositi se Komisioni do të punojë me presidencën portugeze nga një janari në këtë temë.

Presidenca gjermane shpresonte se do të arrihet sukses në pjesën e zgjerimit gjatë kryesimit të saj me BE-në përmes miratimit të kornizave negociuese me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, por për shkak të bllokadës bullgare çështja ishte hequr plotësisht nga rendi i ditës së ministrave në takimin e sotëm.

Ministri Rot, megjithatë nuk e përjashtoi mundësinë për ndonjë progres deri në fund të këtij viti.

Next Post
Bekteshi: Investimet në ekonominë e gjelbër dhe energjinë e gjelbër janë prioritetet kryesore të Maqedonisë së Veriut (PLT)

Bekteshi: Investimet në ekonominë e gjelbër dhe energjinë e gjelbër janë prioritetet kryesore të Maqedonisë së Veriut (PLT)

Qeveria: Tërësisht janë zbatuar tre rekomandime të GREKO-s për një vit

Qeveria: Vetoja e Republikës së Bullgarisë është gabim gjeostrategjik i papërgjgjshëm – e ardhmja maqedonase është evropiane

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom