• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Qeveria: Vetoja e Republikës së Bullgarisë është gabim gjeostrategjik i papërgjgjshëm – e ardhmja maqedonase është evropiane

December 8, 2020
in BALLINA, INTEGRIME, LAJME, POLITIKË
Qeveria: Tërësisht janë zbatuar tre rekomandime të GREKO-s për një vit
Share on FacebookShare on Twitter

Republika e Bullgarisë vendosi veto për fillimin e bisedimeve të Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian dhe me këtë u ndërpre rruga e integrimit tonë për të cilën në disa raste institucionet e BE-së dhe të gjitha vendet tjera anëtare, përfshirë edhe Bullgarinë, konfirmuarnse plotësisht i kemi përmbushur kushtet, qëndron në kumtesën e sotme të Sektorit për Marrëdhënie me Publikun të Qeverisë.

“Maqedonia e Veriut asnjëherë nuk do të heqë dorë nga e drejta e vetëvendosjes së qytetarëve maqedonas e cila është e garantuar me Konventën e OKB-së, deklaratën Universale për të Drejtat e Njeriut, Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, Marrëveshjes së Lisbonës si bazë kushtetuese e BE-së dhe vlerat themelore të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut”, theksohet në kumtesë.

Identiteti kombëtar maqedonas, nënvizohet, nuk ishte, nuk është edhe e pamundur që të jetë mjet i negociatave.

“Populli maqedonas dhe gjuha maqedonase janë shtyllat e identitetit maqedonas. Ato vijnë nga e kaluara, ndërsa në të njëjtën kohë janë shtylla të së ardhmes sonë evropiane”, qëndron në kumtesë.

Për fat të keq, theksohet, procesin e zgjerimit si qëllim strategjik i BE-së e ndaloi Republika e Bullgarisë si anëtare e BE-së. Bëhet fjalë për gabim të papërgjegjshëm dhe të rëndë gjeostrategjik.

Në mars, Këshilli i BE-së, përkujtojnë në kumtesë, njëzëri dha dritë të gjelbër për fillimin e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut. Të gjitha vendet anëtare të BE-së u pajtuan në këtë, përfshirë edhe Bullgarinë. Në raportin e pozitiv të Komisionit Evropian për progresin në reforma ne jemi më të mirë se vendet tjera kandidate, e madje edhe më përpara se disa vende të cilat po negociojnë.

“Rezultatet dhe kapacitetet tona dhe gatishmëria jonë për bisedime janë të pakontestuara. Mosmiratimi i kornizës është në dëm të parimeve fundamentale dhe vlerave të Bashkimit Evropian”, qëndron në kumtesën e Qeverisë.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut , thuhet më tutje, nuk do të lejojë që të ngecin reformat e brendshme. Përkundrazi, potencojnë, do ta përforcojmë tempon dhe do ta rrisim përparësinë në reformat demokratike të cilat i kemi në rajon.

Next Post
“AstraZaneka”: Vaksina është 90 për qind efektive

Filipçe: “Fajzer” iu përgjigj shkresës së MSH, fillojmë bisedime për furnizim të vaksinës direkt nga ata

Riker: Anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në NATO është hap i madh përpara pas marrëveshjes historike të Prespës

Riker: Anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në NATO është hap i madh përpara pas marrëveshjes historike të Prespës

[mc4wp_form id=”34312″]

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom