• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Palmer: Maqedonia e Veriut bëri mjaft reforma që ta arsyetojë mbajtjen e Konferencës Ndërqeveritare

December 5, 2020
in BALLINA, INTEGRIME, LAJME, POLITIKË
Palmer: Maqedonia e Veriut bëri mjaft reforma që ta arsyetojë mbajtjen e Konferencës Ndërqeveritare
Share on FacebookShare on Twitter

Procesi i anëtarësimit në BE duhet të bazohet në parime, ndërsa Maqedonia e Veriut ka bërë mjaftë reforma që ta arsyetojë mbajtjen Konferencës së parë Ndërqeveritare. Kontesti bilateral me Bullgarinë duhet të zgjidhet jashtë procesit të anëtarësimit, deklaroi për Zërin e Amerikës Methju Palmer, zëvendësndihmës sekretar shtetëror i SHBA-së për Evropë dhe Euroazi.

Ai shpreson se do të arrihet marrëveshje që Konferenca e parë Ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut të mbahet gjatë presidencës gjermane.

“Maqedonia e Veriu ka bërë mjaft që të kualifikohet për Konferencën Ndërqeveritare dhe mendoj se shumica e anëtarëve të BE-së e kanë të qartë këtë. Do të vazhdojmë të punojmë me partnerët tanë evropianë që të përmbushet kjo. Do të bëjmë gjithçka që mundemi që ta përgatisim terrenin dhe do të vazhdojmë publikisht ta demonstrojmë mbështetjen tonë të fuqishme për afrim të Maqedonisë së Veriut drejtë anëtarësimit në BE”, tha Palmer.

Në pyetjen se e reflektojnë vlerat evropiane kërkesat e Bullgarisë, si dhe a e dënon SHBA-ja sjelljen e tillë, palmer tha:

“E kuptojmë se ka disa çështje të caktuara të rëndësishme të cilat kanë të bëjnë me historinë, identitetin dhe gjuhën, të cilat duhet të zgjidhen mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut si fqinjë, aleatë dhe partnerë. Sa i përket procesit të anëtarësimit në BE, dëshiroj që ai të vazhdojë më tutje, pa i përfshirë çështjet bilaterale. Do të donin të shihnim se si çështjet bilaterale zgjidhen përmes kanaleve bilaterale”, deklaroi ai.

Çmimi për hyrje në BE, siç tha, është i qartë dhe i shpjeguar në rreth 80 mijë faqe me rregulla . “Ky është proces i bazuar në standarde. Dëshirojmë të shohim se si Maqedonia e Veriut vazhdon me reformat të cilat hapën derë drejtë Evropës. Siç thashë, ka probleme bilaterale, të cilat mund dhe duhet të zgjidhen përmes rrugës bilaterale. Procesi i anëtarësimit drejtë BE-së duhet të varet nga adresimi i reformave të nevojshme, të cilat do të sigurojnë që Maqedonia e Veriut të jetë anëtare e BE-së”, tha Palmer i pyetur se a duhet fshirja e historisë të jetë çmimi për hyrje në BE.

Sipas tij, që të mund të ruhet besimi evropian në shtet, BE duhet të dëshmojë se progresi në reforma do të pasqyrohet me hapjen e procesit të anëtarësimit.

“Në këtë moment, hapi i ardhshëm për Maqedoninë e Veriut është mbajtja e Konferencës Ndërqeveritare, dhe kjo është diçka që Maqedonia e Veriut e ka merituar qartë përmes reformave”, tha Palmer.

Nuk dëshiron të parashikojë se si do të jetë rezultati i takimit javën e ardhshme, por, theksoi se SHBA-ja do të mbetet partnere përgjatë gjithë atij procesi me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

“Qëndroni të përkushtuar në reforma, dëshmoni seriozitet dhe qëllim dhe vazhdoni të ecni përpara”, porositi Palmer.

Next Post
Sofja e vendosur për të bllokuar, Shkupi do të përpiqet për zgjidhje deri në momentin e fundit

Komisioni për Çështje Historike u bllokua në mbiemrin “maqedonas”, Sofja mbetet e vetme në veton

Zaev dhe Borisov do të udhëheqin Samitin për Ballkanin Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit

Intelektualë bullgarë: Është i papranueshëm kontestimi i kombit dhe gjuhës maqedonase, menjëherë të lejohet fillimi i bisedimeve

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom