• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Intelektualë bullgarë: Është i papranueshëm kontestimi i kombit dhe gjuhës maqedonase, menjëherë të lejohet fillimi i bisedimeve

December 5, 2020
in BALLINA, INTEGRIME, LAJME
Zaev dhe Borisov do të udhëheqin Samitin për Ballkanin Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit
Share on FacebookShare on Twitter

 Qeveria bullgare menjëherë të lejojë fillimin e bisedimeve për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut me BE-në, ndërsa debatet, në vend se për çështje historike, të transferohen në sferën e bashkëpunimit në kulturë, ekonomi, politikë, ekologji…, kërkojnë një grup i intelektualëve bullgarë në letrën e hapur dërguar kryeministrit Bojko Borisov, ministres së Punëve të Jashtme, Ekaterina Zaharieva, ambasadorëve të vendeve anëtare të BE-së në Sofje, si dhe zyrës së BE-së në vendin e tyre.

Sipas tyre, është i papranueshëm kontestimi i kombit dhe gjuhës maqedonase. Nuk është adekuate, konsiderojnë, që të pritet njëra palë në bisedimet të bëjë vetëvrasje politike.

“Jashtëzakonisht shqetësues është fakti që Republika e Bullgarisë e bllokoi fillimin e procesit të bisedimeve të Maqedonisë për anëtarësim në BE, me argument i cili është i pakuptueshëm për marrëdhëniet bashkëkohore ndërkombëtare. Sipas mendimit tonë, Bullgaria do të pësojë dëm në imazh në nivele të ndryshme kombëtare, me pasoja të paparashikueshme. Në pyetje është miqësia, fqinjësia e mirë dhe bashkëpunimi mes të dyja vendeve të cilat janë shtyllat kryesore të marrëveshjes së njëjtë. Përkundër kësaj, manifestimet e vrazhda nga të dyja palët, në nivel të lartë politik, të arrogancës dhe interpretimet afatshkurta historike me shije të gjallë nacionaliste dhe shoviniste “, theksojnë në letër.

Shtojnë Bullgaria të japë “dritë të gjelbër” për fillimin e bisedimeve për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në BE pa shtyrje, gjegjësisht kjo të ndodh deri në fund të vitit 2020, në kuadër të presidencës gjermane me Këshillin.

Sipas tyre, diskutimi për të gjitha çështjet në lidhje me zbatimin e Marrëveshjes duhet të jetë vetëm në frymën dhe standardet e së drejtës bashkëkohore ndërkombëtare dhe përmes qasjeve bashkëkohore drejtë zgjidhjes së marrëdhënieve bilaterale dhe multilaterale.

Jemi të bindur, theksojnë, se në një format të tillë të marrëveshjes moderne nuk mund të ekzistojnë kushte që njëra nga palët të pranojnë kërkesa joreale të vendosura nga ana tjetër, siç janë heqje dorë (plotësisht ose pjesërisht) nga vetëvendosja e popullit dhe heqje dorë nga vetëidentifikimi.

“Joadekuate është që të pritet se në cilindo proces të bisedimeve, cilido ekip udhëheqës në botë të ndërmarrë aktivitete vetëvrasëse, duke sjellë vendim politik për vetëidentifikim të qytetarëve të saj dhe duke thënë se për një vit e gjithë popullata si tërësi ka kaluar nga nja grup etnik në tjetër.

Propozojnë si një nga hapat e parë të jetë emërimi i infrastrukturës transportuese mes të dyja shteteve në Korridorin 8, “Goce Dellçev”.

Në vend të përqendrimit në kontestet historike, ata kërkojnë që debati të drejtohet kah temat thelbësore. “Të zhvillohet ‘udhërrëfyes’ për veprim të përbashkët për zbatim të Marrëveshjes me afatet adekuate, duke iu referuar veçanërisht asaj që të jepet nxitje e vendosur fillestare për aktivitet me potencial të fuqishëm për ngrohjen e marrëdhënieve përmes avancimit të shkëmbimit politik, diplomatik dhe qytetar, bashkëpunimit ushtarak – teknik, ekonomik, ekologjik, arsimor dhe bashkëpunimi kulturor, bashkëpunimi shkencor, mediat dhe mbrojtja e të drejtave të njeriut.

Në letrën, e publikuar nga ana e Bashkësisë bullgare për Demokraci Liberale, deri më tani janë nënshkruar 30 intelektualë bullgarë: historianë, sociologë, politikologë, ekonomisë, juristë, gazetarë, aktivistë të të drejtave të njeriut, psikologë dhe një ish këshilltar i presidentit bullgar Zhelu Zhelev.

Next Post
Bytyqi: pakoja e katërt e masave ekonomike do të definohet deri në fund të javës së ardhshme

Bytyqi: Kujdesemi dhe i mbështesim kompanitë, janë kyçe për zhvillimin ekonomik

Zaev: Historia dhe perspektiva e BE-së duhet t’i afrojë, e jo t’i ndajë Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarinë

Zaev: Gjithmonë do të bëjmë hapa miqësorë ndaj fqinjëve, por asnjëherë në llogari të identitetit dhe dinjitetit tonë

[mc4wp_form id=”34312″]

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom