• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home COVID-19

Angellov: Drejtorët e spitaleve kërkojnë sigurim të përforcuar, kampet me emigrantë kovid rrezik shtesë

December 3, 2020
in COVID-19, BALLINA, LAJME
Angellov: Drejtorët e spitaleve kërkojnë sigurim të përforcuar, kampet me emigrantë kovid rrezik shtesë
Share on FacebookShare on Twitter

Kemi kërkesë nga drejtorët e spitaleve për ta rritur numrin e pjesëtarëve të Armatës sepse njerëzit ndjehen më të sigurt kur ka ushtri, tha sot ushtruesi i detyrës së drejtorit të Qendrës për Menaxhim me Kriza, Stojançe Angellov.

Në një intervistë për TV 24, Angellov theksoi se Shtabi i Përgjithshëm i Krizave takohet vazhdimisht dhe është i gatshëm të reagojë në çdo kohë, nëse është e nevojshme. Anëtarët e forcave të sigurisë mund të mblidhen për gjysmë ore deri maksimum një ore.

Sipas Angellovit, vendi aktualisht nuk po përballet vetëm me krizën e koronës, por edhe me krizën e emigrantëve. Ekzistojnë informacione se në disa kampe KOVID-i është shumë i përhapur, kështu që çdo hyrje, lëvizje dhe transferim nëpër shtet i personave të këtillë është rrezik shtesë shëndetësor për qytetarët.

“Sot nëpër spitale kemi ushtri dhe polici. Por a ka parë dikush ushtri dhe polici, ndërsa ata megjithatë janë aty. I kam vizituar disa herë për të parë nëse janë në vend. Mund të them se edhe ushtria edhe policia janë për t’i lavdëruar sepse ata i përmbushin detyrimet e tyre në një nivel të lartë. Nuk ka asnjë incident, ku është i përfshirë ndonjë oficer policie ose një pjesëtarë i Armatës që punon për sigurinë”, tha Angellov.

Në këtë moment, theksoi ai, ushtarët tanë, përveç që i sigurojnë kapacitetet shëndetësore si mbështetje për policinë, njëkohësisht janë të sistemuar edhe në kufijtë jugorë dhe veriorë.

“Në këtë moment në vend kemi dy situata krize, njëra është me KOVID-19. Muaji i parë është duke u zhvilluar dhe do të zgjatet për gjashtë muaj të tjerë. Situata e dytë e krizës nuk është në të gjithë territorin, por vetëm në kufirin jugor dhe verior dhe ka të bëjë me emigrantët, me hyrjen dhe transportin e tyre përmes Maqedonisë së Veriut. Emigrantët përveç rrezikut të sigurisë, sjellin edhe infeksion. Kemi informacione se në disa kampe është shumë i përhapur KOVID-19, sepse ata nuk kanë kurrfarë kushte atje, sidomos higjienike, e të mos flasim për distancën. Janë të stërmbushur me njerëz, veçanërisht në disa kampe në Greqi ku numri është disa herë më i lartë se i lejuari dhe transferimi, hyrja dhe dalja e tyre përmes vendit mund të ketë një ndikim negativ jo vetëm në aspektin e sigurisë por edhe në aspektin e përhapjes së KOVID-it”, tha Angellov.

I pyetur nëse ka presion në kufirin jugor, u.d. drejtor i QMK u përgjigj se ka informacion, por kjo është përtej, siç thekson ai, asaj që i lejohet të thotë.

Për shtretër të rinj spitalorë në palestrat sportive si “Boris Trajkovski” dhe asaj në Aerodrom, Angellov tha se nuk merren parasysh tani për tani.

Next Post
Zaev: Bullgaria nuk kërkon ndryshim të Kushtetutës dhe vendimi nuk është përmes marrëveshjes së re

Zaev: Askush nuk negocion për identitetin maqedonas dhe gjuhën maqedonase

PSE: Mes Sofjes dhe Shkupit të mbisundojnë lidershipi politik dhe dialogu konstruktiv

PSE: Mes Sofjes dhe Shkupit të mbisundojnë lidershipi politik dhe dialogu konstruktiv

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom