• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Osmani: BE-ja nuk është e kompletuar pa vendet e Ballkanit Perëndimor

December 1, 2020
in BALLINA, INTEGRIME, LAJME
Osmani: Bisedimet në Sofje janë bazë e mirë për të vazhduar më tutje
Share on FacebookShare on Twitter

E ardhmja e Evropës nuk mund të paramendohet pa integrimin e Rajonit në BE, tha ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot në takimin joformal të Këshillit për punë të përgjithshme të Bashkimit Evropian – GAK, duke theksuar se procesi i zgjerimit duhet të jetë fuqishëm i përfshirë në debatin për të ardhmen e Evropës.

Osmani në takim u përqendrua në orientimin e fuqishëm strategjik të Maqedonisë së Veriut në të ardhmen e saj evropiane, duke kontribuar në këtë mënyrë pozitivisht edhe ndaj perspektivave evropiane të gjithë rajonit.se

“Kur flasim për ardhmërinë evropiane të Maqedonisë së Veriut- së pari mendojmë për gjeneratat e reja të cilët kanë të drejtë për jetë më të mirë dhe kushte dinjitoze që të veprojnë në vendin e tyre. Ardhmëria evropiane është receta  e vetme për prevenimin e tendencave retrograde politike të Ballkanit- përgjigjja e vetme ndaj sfidave për pajtim dhe ndërtim të stabilitetit dhe prosperitetit”, theksoi Osmani.

Në pjesën e diskutimit për ballafaqimin me sfidat e pandemisë, u potencua se solidariteti, bashkëpunimi i përbashkët dhe koordinimi janë parakushte për strategjinë globale anti –Covid. U theksuan përvojat e deritanishme pozitive në ballafaqimin me pandeminë, veçanërisht në kuadër të kryesimit të përbashkët të Republikës Së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Bullgarisë me Procesin e Berlinit.

Ministrat riafirmuan nevojën për përmirësimin e mëtejmë të bashkëpunimit dhe koordinimit në zvogëlimin e ndikimeve ekonomike dhe sociale të pandemisë.

Agjenda e takimit përfshinte dy tema aktuale: të ardhmen e Evropës nën dritën e procesit të hapur konsultativ në kuadër të Konferencës për të ardhmen e Evropës dhe sfidat aktuale me pandeminë Kovid-19. Hapësirë e veçantë në takim iu dha një grupi të të rinjve nga e gjithë Evropa, të cilët ndanë vizionet e tyre për të ardhmen e Evropës.

Me këshillin kryesonte ministri shtetëror gjerman për Evropë, Mihal Rot, ndërsa përskaj pjesëmarrjes së rregullt të Ministrave për Punë të Jashtme të vendeve anëtare të BE-së, ishin të ftuar edhe Ministrat për Punë të Jashtme të vendeve nga Ballkani Perëndimor.

Next Post
24 maji ditë jopune në Maqedoni

Qeveria do të kërkojë nga Kuvendi gjashtë muaj të tjerë të gjendjes së krizës

Deralla: Publiku e ka humbur betejën me lajmet e rreme dhe keqinformimin

Deralla: Publiku e ka humbur betejën me lajmet e rreme dhe keqinformimin

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom