Shtetësia jonë shtrihet në veprat e antifashizmit. Liria jonë është rezultat i antifashizmit, Populli maqedonas e realizoi sovranitetin e vet në Jugosllavinë e AVNOJ-it dhe e realizoi idealin e vet shekullor për shtetin e vet me Maqedoninë e KAÇKM-së. KAÇKM është vërtetim historik i gjuhës tonë maqedonase dhe identitetin tonë maqedonas. Por, dhënia e karakteristikave etnike fashizmit është e papranueshme. Nëse ka qenë kjo në kontekstin bullgar apo në ndonjë kontekst tjetër. Faqet e errëta të historisë ballkanike dhe evropiane nuk duhet të jenë pengesë për zhvillimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore në Ballkan dhe Evropë.
Këtë e deklaroi sot kryeministri Zoran Zaev, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve lidhur me reagimet ndaj intervistës së tij për agjencinë bullgare BGNES. Ai shprehi keqardhje që intervista ka shkaktuar emocione të fuqishme negative, për të cilat, siç tha, është tërësisht i vetëdijshëm dhe i kupton deri në hollësi.
“Por, në të njejtën kohë kam obligim ndaj qytetarëve të Maqedonisë të nxis lëvizje drejt zgjidhjes së pyetjeve që u hapën me Republikën e Bullgarisë dhe që u bënë pengesë për miratimin e kornizës për negociata me Bashkimin Evropian. Që të dy popujt, edhe maqedonasit edhe bullgarët, duhet të përballemi me ato çështje nga historia dhe të zhvillojmë dhe mirëmbajmë kapacitet për mirëkuptim dhe për falje. Popujt evropianë u dakorduan të mos harrojnë, por të falin. Për shkak të së ardhmes. Për shkak të së ardhmes së përbashkët në Bashkimin Evropian, që është shembull si në emër të së ardhmes dallimet më të thella dhe konfliktet historike iu lanë të kaluarës. Ai është qëllimi im më i mirë dhe atë qëllim vazhdimisht do ta përfaqësoj derisa ekziston edhe mundësia më e vogël për zgjidhje dhe për sukses të procesit tonë për anëtarësim në BE me fillim të negociatave”, tha Zaev.
Kryeministri theksoi se edhe pse ka ekzistuar ngrohje e marrëdhënieve mes Jugosllavisë dhe Bullgarisë pas pjesëmarrjes së armatave bullgare në luftën kundër fashistëve, pas vitit 1948 është fakt se ka ekzistuar “perde e hekurt” mes Jugosllavisë dhe Bullgarisë dhe konflikte serioze historiko-politike rreth “çështjes maqedonase”.
“Sot duhet të punojmë në mënjanimin e pasojave nga ‘perdja e hekurt’ të cilat akoma ndjehen mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë. Historia duhet të na mësojë se mundemi edhe ndryshe, se mundemi edhe më mirë, se duhet të bashkëpunojmë, por edhe mes veti t’i respektojmë dallimet mes nesh”, deklaroi kryeministri.
Zaev theksoi se vetëm me respektim të dallimeve dhe luftës së përbashkët kundër fjalorit urrejtës dhe mostolerancës në shoqërinë maqedonase dhe bullgare mund të ndërtojmë marrëdhënie të mira fqinjësore dhe të ardhme të përbashkët.
“Nëse nuk i njohim dobësitë e historisë, nuk mund të ndërtojmë të ardhme të përbashkët. Neve na duhet histori e cila ndërton urë të miqësisë mes popujve, janë të tepërta historitë të cilat krijojnë përçarje dhe nxisin mosdurim. Le të jetojmë sot. Është koha të krijojmë histori e cila krijon të ardhme për të ri njtë dhe për gjeneratat e ardhshme”, tha Zaev.