• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home INTEGRIME

Pendarovski: Zgjidhja e kontestit me Bullgarinë vetëm me respektim të dinjitetit të popullit maqedonas

November 26, 2020
in INTEGRIME, LAJME, POLITIKË
Pendarovski: Zgjidhja e kontestit me Bullgarinë vetëm me respektim të dinjitetit të popullit maqedonas
Share on FacebookShare on Twitter

Lufta antifashiste është në themelet e shtetit bashkëkohor të Maqedonisë, ndërsa në atë luftë kemi luftuar kundër atyre të cilët ishin në anën e fashistëve, thotë presidenti i Maqedonisë Stevo Pendarovski.

Kontesti maqedono-bullgar mund të zgjidhet vetëm nëse  respektohet dinjiteti i popullit maqedonas dhe bullgar, dhe me shmangien  e grackës së rrezikshme të revizionizmit historik kur ai në vend se mbi fakte, është themeluar  mbi konstruksionet politike, vlerëson presidenti Pendarovski në intervistë për Dojçe vele në gjuhën maqedone pas qëndrimeve të nxjerra nga kryeministri Zoran Zaev në intervistën e  djeshme për agjencinë bullgare BGNES.

“E shikova intervistën e kryeministrit dhe i lexova reagimet në opinionin e Maqedonisë,  dhe në një pjesë të komenteve, për fat të keq,  ishte e pranishme dilema  nëse kreu shtetëror vepron vetëm në lidhje  me këtë çështje  kombëtare vitale. Për zgjidhjen e kontesteve me peshë strategjike nevojiten dy parakushte:  të ekzistojë vullnet politik që ndonjëherë nënkupton edhe guxim politik të arrini deri te konsensusi i cili asnjëherë nuk ua rrit rejtingun, dhe e dyta – të mbaheni në faktet historike të cilat  janë verifikuar ndërkombëtarisht edhe deri te realiteti  politik i cili është i dukshëm.  Në pjesën e parë, opinioni ynë e di se  unë jam politikani i parë maqedonas në histori i cili publikisht ofroi ligjërim më të gjërë politik në lidhje me njërin nga apostujt më të mëdhenj të lëvizjes revolucionare të Maqedonisë”, thotë Pendarovski.

Megjithatë, shton presidenti, “nuk shkova më tutje, sepse ajo është punë e Komisionit të përbërë nga historianët,  më pak punë e politikanëve”.

“Me kryeministrin Zaev në shumë kthime kemi biseduar në këtë temë dhe asnjëherë  nuk kemi pasur kontest  se disa personalitete dhe ngjarje mund të festohen  edhe në të dy anët,  por, se  populli maqedonas  e ka historinë e vet, sikur që e ka edhe populi bullgar. Njëkohësisht në të gjitha paraqitjet e mia publike qartë tregoj se  lufta antifashiste është në themelet  e shtetit bashkëkohor maqedonas,  ndërsa në atë luftë kemi luftuar  kundër atyre që ishin  në anën e  fashistëve. Përvoja ime 20-të vjeçare në politikën  ndërkombëtare më mundëson në mënyrë të saktë t’i mat fjalët dhe qëndrimet  të cilat i shreh kur bisedoj  me bashkëbiseduesit e mi bullgar dhe me miqtë tanë  nga bashkësia ndërkombëtare. Dhe secilit prej tyre qartë i tregoj  se kontesti maqedono-bullgar mund të zgjidhet  vetëm nëse deri në fund   respektohet  dinjiteti edhe i populli maqedonas dhe atij bullgar dhe me shmangien e kurthit të rrezikshëm  të revizionizmit historik  kur ai në vend se mbi fakte, është themeluar mbi konstruksione politike”, thekson presidenti Stevo Pendarovski.

Next Post
Gjorgiev: Çështjet historike të mos shfrytëzohen si mjet politik

Gjorgiev: Çështjet historike të mos shfrytëzohen si mjet politik

Zaev: Shtetësia jonë shtrihet në veprat e antifashizmit, por është e papranueshme dhënia e karakteristikave etnike për fashizmin

Zaev: Shtetësia jonë shtrihet në veprat e antifashizmit, por është e papranueshme dhënia e karakteristikave etnike për fashizmin

[mc4wp_form id=”34312″]

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom