• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Më shumë inspektorë dhe gjoba të rritura për ndotësit – e rëndësishme në ballafaqimin me ndotjen

November 20, 2020
in BALLINA, LAJME
Më shumë inspektorë dhe gjoba të rritura për ndotësit – e rëndësishme në ballafaqimin me ndotjen
Share on FacebookShare on Twitter

Një numër i madh i  inspektorëve  në nivel të komunave, të Qytetit të Shkupit dhe Inspektoratit të mjedisit jetësor, bashkëpunimi i tyre  me sektorin joqeveritar dhe mediumet dhe  transparenca e rritur, përfshirja e qytetarëve në paraqitjen e  ndotësve të caktuar, dhe gjoba të rritura për ndotësit janë  komponentat  më të rëndësishme të cilat janë të nevojshme për zgjidhjen e problemit  me ndotjen e mjedisit jetësor.

Kjo ishte përfunduar në konferencën e sotme “Si deri te kontrolli inspektues efikas kundër ndotjes?”, të zbatuar nga Instituti i gjelbër në bashkëpunim  me Byro de Heling nga Holanda.

Liljana Popovska nga RDM në konferencë potencoi se  krahas koordinimit të inspekcioneve për mjedis jetësor  në nivel lokal dhe shtetëror, duhet të rritet numri i inspektorëve të paktën dhjetë herë. Ato, siç tha, duhet të trajnohen mirë, të kenë  profile të ndryshme  profesionale si për shembull inxhinierët  kimik, teknologët, inxhinierët ndërtimor, hidroinxhenering,  juristë për interpretime të ligjeve, biologë për mbrojtje të mjedisit jetësor.

Ajo shtoi se na nevojiten edhe mjaft laboratori të akredituara. Sipas saj, duhet të paktën dhjetë herë  më shumë  laboratori të akredituara dhe të pajisura mirë të ekzistojnë me  instrumente të qarta matëse për paletë shumë më të gjërë të ndotësve se sa që është tani, sepse siç potencoi, nuk janë  ndotës vetëm pesë, gjashtë substanca  të cilat maten te ne, ka më shumë.

Popovska potencoi se duhet të bëhet edhe listë e qartë e karburanteve  të lejuara dhe listë e karburanteve  të ndaluara, sepse karburantet  janë  ndotësit më të mëdhenj në industri dhe amvisëri.

Maja Moraçanin, deputete dhe kryetare e partisë së gjelbër RDM në fjalim  në konferencë tha se  së pari duhet të rritet numri i inspektorëve lokal, në nivel të komunave, në nivel të Qytetit të Shkupit por gjithashtu edhe në Inspektoratin shtetëror për mjedis jetësor.

Ajo shtoi se të rëndësishme janë edhe trajnimet e rregullta të inspektorëve, sepse siç tha,  në periudhën e fundit u pa se  inspektorët nuk kanë mjaft njohuri se si në mënyrë efikase të zbatohen kontrollet inspektuese. E rëndësishme është sipas saj,  edhe  transparenca e rritur e këtyre  inspektorateve.

Është e nevojshme sipas Moraçanin, edhe përfshirje më e madhe e organizatave qytetare.

Nevena Georgievska nga Iniciativa O2 në konferencë potencoi se edhe rregullorja ligjore dhe implementimi i saj në terren është gjithashtu  shumë i rëndësishëm që të kemi disa rezultate  në  lidhje  me zvogëlimin e ndotjes.

Tatjana Çakulev nga Koalicioni O2 tha se  gjobat për ndotësit vetvetiu janë të ulëta.

Next Post
Është rritur numri i pranimeve në spitale, nu ka mjekë të paangazhuar

Edhe spitalet private ofrojnë ndihmë për KOVID-19, janë siguruar 100 shtretër shtesë

RMV, Kuvendi do të përgatitet për mënyra alternative për mbajtjen e seancave

Plotësimi i Rregullores për vendosje onlajn të deputetëve të enjten në seancë

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom