• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home COVID-19

Shpallja e gjendjes së krizës në të gjithë shtetin më së voni deri nesër në mbrëmje, paralajmëroi Zaev

November 19, 2020
in COVID-19, BALLINA, LAJME
Shpallja e gjendjes së krizës në të gjithë shtetin më së voni deri nesër në mbrëmje, paralajmëroi Zaev
Share on FacebookShare on Twitter

Shpallja e gjendjes së krizës  në territorin e të gjithë shtetit mund të ndodh më së voni  nesër në mbrëmje,  ndërsa ndoshta edhe më herët,  paralajmëroi sot kryeministri Zoran Zaev prejse Këshilli i Sigurisë  i propozoi Qeverisë ta bëjë atë. Zaev sqaroi se  shpallja e gjendjes së krizës  nuk është e lidhur me  kufizimin e lëvizjes së qytetarëve,  por me menaxhimin më të lehtë të të gjitha resurseve  në shtet në ballafaqim me pandeminë e lidhur  me koronavirusin.

“Qeveria  dhe institucionet janë tërësisht të gatshme në këtë hap. Tani me sjelljen e vendimit të Këshillit për siguri  kthehem në Qeveri dhe do t’i jap urdhëra  Komitetit Drejtues i cili duhet në afatin më të shkurtër të propozojë  deri te Qeveria  shpallje të gjendjes së krizës. Më së voni  nesër  në mbrëmje do të mbajmë seancë  të Qeverisë. Nëse përgatiten  të gjitha institucionet nga aspekti formal-juridik ne jemi të gatshëm  në mbrëmje ose më së voni  nesër në mbrëmje të shpallim gjendje krize”, tha Zaev në deklaratë pas përfundimit të seancës së Këshillit të Sigurisë.

Ai theksoi se  edhe pse tani për tani nuk mendohet për orë policore ose ç’farëdo lloj mbyllje,  ajo si mundësi nuk është përjashtuar.

“Ajo është në kompetencë të Komisionit për sëmundje ngjitëse. Detyra ime  është t’i informoj qytetarët se gjendja e krizës nuk ka kurrfarë lidhje me orën policore, ajo  nuk e rregullon ose kufizon lëvizjen e qytetarëve. Mbetet rekomandimi pas orës 21:00 të mos lëvizim  përveç nëse kemi  ndonjë nevojë të domosdoshme, t’i respektojmë të gjitha masat, veçanërisht ato   për mbrojtje personale. Presim që njerëzit  ta respektojnë vetvetiu gjendjen e krizës. Kur shpallet  gjendje krize  ka arsye të mëdha pse bëhet ajo”, tha kryeministri Zaev.

Ai sqaroi se gjendja e krizës mundëson menaxhim më të mirë të të gjitha resurseve.

“Gjendja e krizës i jep pjesë menaxhuese  Qendrës për menaxhim me krizat dhe drejtori i cili e udhëheq  Shtabin qendror të krizave, ndërsa formohen  edhe shtabe lokale dhe komunale të krizave në të gjitha  80 njësitë e vetëqeverisjes lokale. Me vetë atë merren kompetenca  plotësuese  për menaxhim  me të gjitha  resurset private dhe shtetërore në shtet të cilat ishin përmendur  që të shfrytëzohen  të gjitha kapacitetet në shtet. Pse Këshilli  këtë e propozoi sepse  menaxhmenti i krizës, shifrat kahëzojnë  drejt  nevojës së menaxhimit të kapaciteteve fizike  në spitale  dhe  njerëzore  përmes personelit mjekësor. Në vend se si deri tani  vetëm në shëndetin publik do të mund të disponohet  edhe me shëndetësinë  private me një qëllim të vetëm të kemi  kapacitete  të mjaftueshme  njerëzore dhe fizike, gjegjësisht shtretër spitalor dhe ngjashëm”, tha Zaev.

Ai potencon se në shtet tani për tani ka kapacitete të lira, dhe se plotësisht  lirohen edhe 80.

Next Post
Komisioni për Sëmundje Ngjitëse do të ketë mbledhje pasdite, Filipçe tha se tani për tani nuk ka nevojë për restrikcione shtesë

Filipçe: Na pret periudhë kritike, në dispozicion do të jenë edhe kapacitetet e të gjitha spitaleve dhe klinikave private

Dimitrov: Nuk heqim dorë nga bisedimet me Sofjen, por nuk do të negociojmë për atë se kush jemi dhe çfarë gjuhe flasim

Dimitrov: Nuk heqim dorë nga bisedimet me Sofjen, por nuk do të negociojmë për atë se kush jemi dhe çfarë gjuhe flasim

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom