• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Osmani: Do të vazhdojmë të kërkojmë zgjidhje të mençura për dallimet, mbetemi të përkushtuar në prioritetet eurointegruese

November 19, 2020
in BALLINA, INTEGRIME, LAJME
Osmani: Do të vazhdojmë të kërkojmë zgjidhje të mençura për dallimet, mbetemi të përkushtuar në prioritetet eurointegruese
Share on FacebookShare on Twitter

Maqedonia e Veriut do të vazhdojë me të gjitha përpjeket të kërkojë zgjidhje racionale për kapërcimin e çdo dallimi me Bullgarinë dhe mbetet e përkushtuar në procesin reformues, dhe të gjitha segmentet tjera që janë pjesë e prioriteteve tona eurointegruese, deklaroi sot ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani në video takimin me anëtarë të grupit joformal të deputetëve “Miq të Maqedonisë së Veriut” në Parlamentin evropian.

“Ne ende konsiderojmë se ekzistojnë gjasa solide, nëse e shfrytëzojmë periudhën produktive para nesh, që të mbahet Konferenca e parë ndërqeveritare në kuadër të kryesmit gjerman”, tha Osmani, duke i informuar me këtë rast deputetët për ngjarjet aktuale lidhur me agjendën evropiane të vendit.

Siç kumtoi MPJ-ja, në takimin me anëtaret nga grupi “Miqtë e Maqedonosë së Veriut”, ku marrin pjesë trreth 30 euro-përfaqësues nga Sllovenia, Kroacia, Austria, Bullgaria, Greqia, Franca dhe Gjermania, të udhëhequr nga sllovenja, Irena Joveva, Osmani u ka shprehur falënderim për punën vullnetare dhe përfshirjen e drejtpërdrejtë në promovimin e Maqedonisë së Veriut në procesin eurointegrues

“Osmani shprehi bindje për bashkëpunim të ardhshëm mes institucioneve të vendit tonë dhe Parlamentit evropian në rrugën drejt nisjes dhe udhëheqjes së bisedimeve, si dhe integrimit të plot të vendit tonë në shoqërinë evropiane”, thuhet në kumtesë.

Deputetët e theksuan mbështetjen e fuqishme për perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut, duke shtuar se  Parlamenti evropian si institucion mbetet pozitiv drejt politikave për zgjerim dhe porositë pozitive për Maqedoninë e Veriut, përfshirë edhe për fillimin e bisedimeve për çka rregullisht thirret në rezolutat e saj.

“U theksua rëndësia për vazhdimësinë e reformave për krijimin e atmosferës pozitive për nisjen e negociatave, me ç’rast u paralajmërua edhe vazhdimin i dialogut Zhan Mone, me qëllim intensifikimin e bashkëpunimit mes partive politike në drejtim të inkluzivitetit të procesit negociata. Duke potencuar aspektin gjeopolitik për rëndësinë e zgjerimit të BE-së me rajonin, u konstatua njëzëri se Ballkani Perëndimor është i rëndësishëm jo vetëm për sigurinë dhe stabilitetin e BE-së, por edhe për progresin e tërësishëm ekonomik, politik dhe shoqëror të kontinentit”, thuhet në kumtesën e MPJ-së.

Next Post
Bytyqi: pakoja e katërt e masave ekonomike do të definohet deri në fund të javës së ardhshme

Bytyqi: Do të përgjigjemi në mënyrë adekuate me masa ekonomike nëse ka nevojë për shkak të krizës shëndetësore

Dimitrov: BE-ja me sjelljen ndaj Maqedonisë së Veriut do të tregojë nëse është bashkësi e vlerave dhe parimeve

Dimitrov: Mbetemi të përkushtuar në Marrëveshjen me Bullgarinë, por nuk mund të negociojmë për gjuhën ose identitetin

[mc4wp_form id=”34312″]

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom