• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Zjarrfikësit dhe Qyteti i Shkupit kanë gjetur zgjidhje të përkohshme për tejkalimin e problemit me kompensimet e pagave

November 18, 2020
in BALLINA, LAJME
Zjarrfikësit dhe Qyteti i Shkupit kanë gjetur zgjidhje të përkohshme për tejkalimin e problemit me kompensimet e pagave
Share on FacebookShare on Twitter

Zjarrfikësit dhe Qyteti i Shkupit kanë gjetur zgjidhje të përkohshme për tejkalimin e problemit me kompensimet e pagave për zjarrfikësit. Përmes nënshkrimit të Rregullores do të tejkalohet problemi i cili, sipas kryetarit të Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, duhet të zgjidhet në mënyrë të përhershme.

Zjarrfikësve, siç deklaroi sot Shilegov, do t’u paguhen në mënyrë retroaktive kompensimet për pagë për të gjithë vitin 2020, ndërsa paga e rritur e dhjetor do t’u paguhet në fillim të janarit.

“Në ndërkohë duhet me Ministrinë e Mbrojtjes t’i përfundojmë dokumentet juridike që duhet Qveria t’i sjellë me qëllim që mjetet me të cilat disponon Qyteti, në mënyrë ligjore të mund t’i bartim si rritje e pagës”, deklaroi Shilegov.

Ai mbetet me qëndrimin se zgjidhja e përhershme e këtij problemi është përmes sjelljes së ligjit.

“Insistimi im është se duhet të sillet ligj që të zgjidhet kjo çështje mbetet pasi ky është akt i njëanshëm i kryetarit të qytetit. Si formë juridike mundet nesër kushdo ta pezullojë dhe prandaj vlerësoj se është e pamjaftueshme mbrojtja juridike. Këtë e kemi folur disa herë edhe me zjarrfikësit se nuk është e pamjaftueshme mbrojtja juridike dhe nuk u garanton zgjidhje të përhershme. Zgjidhja e përhershme duhet të vijë vetëm përmes ndryshimeve të Ligjit për çka unë po insistoj. Pres se në kuartalin e parë vitin e ardhshëm do të përmbyllet kjo çështje”, theksoi Shilegov.

Zjarrfikësit gjatë periudhës së kaluar disa herë kanë protestuar duke kërkuar pagesën e kompensimit për rrezik në punë pas çka filluan edhe negociata me Qytetin.

Next Post
Allagjozovski: Kultivimi i marrëdhënieve ndëretnike nuk ka alternativë

Allagjozovski: Kultivimi i marrëdhënieve ndëretnike nuk ka alternativë

Pyetjet më të rëndësishme për të sotmen janë tema të konferencës so CIVILit “Po vijnë të gjelbrit 2020”: Vlera të gjelbra, drejtësi sociale dhe antinacionalizëm.

Pyetjet më të rëndësishme për të sotmen janë tema të konferencës so CIVILit “Po vijnë të gjelbrit 2020”: Vlera të gjelbra, drejtësi sociale dhe antinacionalizëm.

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom