Që të krijojmë qytetarë të cilët në mënyrë të pavarur do të marrin vendime mbi bazë të analizës dhe fakteve dhe do të jenë forcë lëvizëse e shoqërisë sonë, nevojitet që plotësisht ta reformojmë sistemin arsimor i cili ndër vite është neglizhuar dhe është dërguar në një drejtim të gabuar, porositi sot ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska në panel diskutimin “Edukimi nga i cili dalin qytetarët”.
Panelin e organizoi Unioni i Nxënësve të Shkollave të Mesme, ndërsa u mbajt me rastin e Javës së Unionit dhe Ditës Botërore të Nxënësit.
“Në reformat tashmë po punon një grup ku përveç BZHA dhe MASH janë përfshirë edhe ekspertë, profesorë, mësimdhënës, përfaqësues të organizatave civile dhe ata e projektojnë konceptin e ri. Mënyrën reformuese e arsimit pres ta fillojmë nga viti i ardhshëm shkollor në arsimin fillor. Ky koncept do të përshtatet në trendet botërore bashkëkohore. Në mënyrë të përshpejtuar po punojmë në digjitalizim. Korona vetëm i ka përshpejtuar këto procese të cilat janë të pashmangshme dhe prej të cilave nuk mundemi të ikim, por përkundrazi do të vazhdojmë t’i shfrytëzojmë edhe në kohën pas pandemisë si mbështetje në mësim”, tha Carovska.
Ministrja theksoi se përveç modernizimit punohet edhe në një dimension tjetër, ndërsa ky është çrrënjosja e stereotipave në materialet mësimore diçka që me vite ka mbetur në tekstet shkollore.
“Toleranca dhe koncepti për një shoqëri mësohet prej moshës më të vogël, pikërisht sepse konceptimi për këtë dhe për programin e ri mësimor për arsim fillor do t’i adresojë edhe këto çështje, shumë qartë dhe pa mëdyshje, për shkak se respektimin duhet ta mësojnë nxënësit edhe në shkollë. Në këtë mënyrë krijojmë breza të ardhshëm që do të respektohen dhe do t’i tejkalojnë dallimet”, tha Carovska.
Si aktiviste shumëvjeçare për përforcim të barazisë gjinore, Carovska theksoi se fuqimisht do të angazhohet në pozicione udhëheqëse në arsim që të ketë më shumë gra.
Ministrja tha se të rinjtë janë partner shumë i rëndësishëm të Ministrisë në krijimin e gjitha politikave lidhur me ta. Për këtë qëllim është formuar grupi iu punës TË RINJTË – MASH.
Në panel diskutimin kanë marrë pjesë ambasadori i Delegacionit të BE-së – Dejvid Gir, përfaqësuesja e UNICEF-it Patricija Di Xhovami dhe kryetari i Unionit të Nxënësve të Shkollave të Mesme.