Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev sot në Berlin u takua me liderin e Partisë Socialdemokrate (SPD), Norbert Uollter Borjans, gjatë të cilit siç informojnë nga partia, ishte biseduar për disa tema aktuale, si përballja me pandeminë nga Kovid-19, procesin e integrimit të vendit në BE, si dhe për bashkëpunimin mes Gjermanisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Lideri i SPD-së, Borjans e ka riafirmuar angazhimin e Gjermanisë për përshpejtim të procesit të integrimeve të Maqedonisë së Veriut drejtë BE-së, ndërsa takimin e ka shfrytëzuar edhe që të urojë Zaevin për shpërblimin e marrë për të drejtat e njeriut të cilin ja ndau Fondacioni “Fridrih Ebert”.
“Urime për shpërblimin, ju jeni personalitet i rëndësishëm për luftën për të drejtat e njeriut dhe idesë evropiane”, porositi Borjans, thuhet në kumtesën e LSDM-së.
Zaevi, qëndron në kumtesë, u falënderua për mbështetjen e vazhdueshme të fuqishme dhe të pakushtëzuar të Gjermanisë drejtë Maqedonisë së Veriut në pjesën e integrimeve evropiane dhe shfaqi bindje se ai do të vazhdojë, ndërsa njëkohësisht do të thellohet edhe bashkëpunimi i suksesshëm mes LSDM-së dhe SPD-së.
“Republika e Maqedonisë së Veriut është krenare që ka aleat dhe mbështetës të madh në Gjermani, ndërsa LSDM është krenare që ka partner dhe mik në SPD. Bashkëpunimet e tilla me sukses duhet të vazhdojnë edhe me tempo më të përforcuar në këtë periudhë kur virusi korona ende është kërcënimi më i madh global. Kriza e kovidit na mësoi se solidariteti dhe bashkëpunimi janë të rëndësishme në të gjitha nivelet. Ato janë edhe vlerat socialdemokrate të cilat duhet t’i përforcojmë dhe promovojmë edhe në sfera të tjera”, porositi Zaevi.
SPD është anëtare e koalicionit qeveritar gjerman e kryesuar nga Bashkimi Kristian Demokratik (CDU) i kancelares Angela Merkel.