Bullgaria mbetet në pohimet për pozitat e eurointegrimit të Maqedonisë së Veriut dhe nuk lejon të miratohet kornizë negociuese që duhet ta hapë rrugën për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare dhe fillimin e negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE. Është e sigurt se Sofja të martën në takimin e Këshillit të BE-së do ta bllokojë vendimin për fillimin e negociatave. Shefja e diplomacisë bullgare Ekaterina Zaharieva thotë se Bullgaria në këtë fazë nuk mund të thotë “jo” për Maqedoninë e Veriut. Shkupi zyrtar konfirmon se shanset për ndryshimin e qëndrimit të Sofjes janë të vogla, por se megjithatë do të përpiqet deri në momentin e fundit për të ardhur deri tek zgjidhja.
Kryeministri Zoran Zaev dje deklaroi se ai asnjëherë nuk humb shpresë sepse përgjegjësia e politikanëve është e madhe, duke paralajmëruar se një vendim i tillë i Sofjes mund të shkaktojë zhvillim të ngjarjeve të padëshiruara të dy palëve.
“Jam i gatshëm dhe e kam përgatitur popullin tim për bllokadë eventuale dhe për veto eventuale. Dhe kjo është më se e sigurt. Nëse themi në përqindje sa, më shumë në përqindje është e sigurt nga ajo të marrim pozitivisht. Por, megjithatë asnjëherë nuk e humb shpresën sepse përgjegjësia është e madhe tek politikanët”, tha kryeministri Zaev.
Pres përgjegjësi, potencoi ai, thirrje miqësie nga pala bullgare për shkak të asaj që tek ne kemi miq.
“Nëse jepet një mesazh negativ, të gjithë e dimë se çfarë nuk dëshiron, besoj se të dy palët mund të zhvillohen. Nuk na duhet kjo, na duhet miqësia, dora ndihmuese për të ecur së bashku në rrugën evropiane”, tha Zaev.
Ai shfaqi shpresë se, Bullgaria miqësore do të mbetet në frymën e miqësisë.
“Nëse ata nuk janë të kënaqur me përmbushjen e Marrëveshjes, ata kanë mundësinë e vetos ose bllokimit 130 herë përmes 34 kapitujve, sepse marrëveshja, siç e dini në raportin vjetor dhe në kornizën e negociatave, Marrëveshja me Greqinë dhe Marrëveshja me Bullgarinë, janë pjesë integrale. Ata janë marrëveshje ndërkombëtare që kanë realizimin e tyre. E përmend edhe një herë, kjo është konfirmuar nga pala bullgare, ne kemi vendosur pesë figura historike, tre periudha historike, ne jemi të gatshëm t’i botojmë dhe të fillojmë zbatimin në librat shkollorë në të dy anët e palës maqedonase dhe bullgare”, tha kryeministri.
Zaev është i bindur se me vendime pozitive ne ndërtojmë marrëdhënie miqësore, me vendime negative ndërtojmë hidhërim.
Populli ynë maqedonas është një mik i madh. Unë shpesh u them njerëzve tanë vëllezër, ne jemi një popull vëllazëror dhe duhet të mbështesim njëri-tjetrin në të ardhmen. Populli ynë vëllazëror maqedonas nuk do të bllokonte dhe vinte veton ndaj atij bullgar. Unë e di që populli bullgar nuk dëshiron bllokim ose veto ndaj popullit maqedonas. Politikanët janë ata që marrin vendimet. Unë e kuptoj që nuk është e lehtë dhe ka një rishikim kritik në Bullgari, është detyra jonë si politikanë të shpjegojmë, sepse ne e pranojmë që duhet të punojmë edhe më shumë”, tha Zaev duke komentuar deklaratën e ministres bullgare të Punëve të Jashtme Ekaterina Zaharieva, e cila paralajmëroi bllokadë për Maqedoninë e Veriut.
Edhe shefi i diplomacisë Bujar Osmani shpreson se deri në mbajtjen e Këshillit të BE-së do të mund të vijë deri në përafrim të qëndrimeve. Këto dy ditë, siç tha Osmani, lë të reflektohet investimi të cilin e kemi dhënë dhe pasojat për marrëdhëniet tona, çështjet rajonale dhe për kredibilitetin e BE-së.
“Politika jonë është se do të punojmë deri në momentin e fundit nga ky lloj për sjelljen e vendimit të këshillit për çështje të përgjithshme, por edhe për Këshillat tjerë. Ne nuk kemi alternativë nga agjenda evropiane. Nuk mund të them se cili do të jetë rezultati. Është e dukshme se në Republikën e Bullgarisë gjithnjë e më zëshëm flitet për mospranimet e kornizës nga ana e tyre, por ne do të vazhdojmë të punojmë, të bisedojmë jo vetëm me Republikën e Bullgarisë, por me të gjitha vendet anëtare, sepse nuk kemi alternativë nga rruga evropiane”, theksoi Osmani.
Sipas tij, është e dukshme se kemi dallime, të cilat në këtë “balonë” të politikës dhe emocioneve ditore duken të pakapërcyeshme, por ato dallime nuk kanë lidhje me procesin negociues.
“Ato dallime nuk kanë lidhje me konferencën e parë ndërqeveritare, as me skriningun bilateral, kapitullin e qeverisjes së të drejtës, hapjen e kapitullin të mjedisit jetësor. Thjeshtë procesi negociues nuk është asgjë më shumë sesa asistimi teknik i BE-së të vendit kandidat që të mund të shkojë përpara, që të ketë qeverisje të të drejtës, mjedis më të mirë jetësor, marrëdhënie më të mira tregtare. Absolutisht asnjë çështje nuk duhet të jetë pengesë e cila do t’i pamundësojë një procesi të tillë në këto çështje të cilat janë vlera të ndara evropiane”, deklaroi ministri i Punëve të Jashtme.
Bullgaria çdoherë është sjell mirë ndaj Maqedonisë së Veriut, në të gjitha momentet e vështira deri më tani ia kemi dhënë dorën. Ne do të vazhdojmë t’i ndihmojmë dhe t’ia japim dorën, deklaroi ministrja bullgare e Punëve të Jashtme, Ekaterina Zaharieva.
“Shkupi nuk e zbaton Marrëveshjen për fqinjësi të mirë dhe vazhdon me urrejtjen ndaj Sofjes, për shkak, thotë, nuk ka mënyrë si Bullgaria të thotë “po” në këtë fazë. Askush nuk e konteston të drejtën e tyre të vetëpërcaktimit dhe ta quajnë gjuhën e tyre siç duan, por nuk pajtohemi se kjo e drejtë e vetëpërcaktimit duhet të bazohet në urrejtjen, vjedhjen e historisë dhe mohimit të Bullgarisë dhe gjuhës bullgare. Siç janë nisur, ata do të fillojnë ta mohojnë ekzistimin e kombit bullgar”, deklaroi Zaharieva.
Qeveria bullgare të premten në onlajn seancë të jashtëzakonshme e konfirmoi qëndrimin e Sofjes zyrtare për kornizat negociuese për aderimin e Maqedonisë së Veriut dhe të Shqipërisë në BE, që duhet të shqyrtohen në takimin e Këshillit për punë të përgjithshme më 17 nëntor.
Këshilli për punë të përgjithshme të BE-së në të cilin duhet të miratohet korniza negociuese, fillimisht u caktua për më 10 nëntor, por u shty për më 17, që u dha kohë shtesë Shkupit, Sofjes dhe kryesimit gjerman si ndërmjetësues për t’i afruar pozitat dhe të arrijnë marrëveshje të përbashkët të pranueshme, me çka do të largoheshin rezervat bullgare.