• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home COVID-19

Numri i të infektuarve të rinj mbi një mijë, në klinikat interne të Shkupit ka krevate të lira

November 14, 2020
in COVID-19, LAJME
Numri i të infektuarve të rinj mbi një mijë, në klinikat interne të Shkupit ka krevate të lira
Share on FacebookShare on Twitter

Numri i të infektuarve të rinj me Kovid edhe dje mbeti mbi njëmijë. Rrjedhë të pacientë ka, por ministri i Shëndetësisë siguron se ka krevate të lira nëpër spitale dhe kuadër të mjaftueshëm që të kujdesen për të gjithë pacientët.

Punohet edhe në vendosjen e qendrave për kovid, ndërsa efektet e para nga masat restriktive pritej  për një ose dy javë.

Ministria e Shëndetësisë mbrëmë doli me informacion se në 24 orët e fundit janë regjistruar 1.064 raste të reja të Kovid-19 prej 3.096 testimeve të bëra. Sipas informatave që i publikoi sonte Ministria e Shëndetësisë, kanë vdekur 25 pacientë prej të cilëve më i riu 34 vjeç nga Kumanova. Shkupi edhe më tej mbetet qyteti me numër më të madh të të infektuarve – 541, ndërsa numra dyshifrorë janë regjistruar në Kumanovë, Tetovë, Shtip, Veles, Manastir, Ohër, Kavadar, Kërçovë, Strumicë, Strugë, Gjevgjeli, Radovish, Koçan, Shën Nikollë dhe Negotinë.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe dje deklaroi se ende është i madh numri i pacientëve të cilët hospoitalizohen nga ata të cilët dalin nga spitali, por thotë se ka krevate të mjaftueshme spitalore dhe se kuadri është tërësisht i mobilizuar.

Në klinikat e Shkupit interne, sipas Filipçes ka rreth 100-120 shtretër të lirë me personel që mund të strehojnë pacientë me Kovid-19 në çdo kohë.

“Çdo ditë jemi në komunikim me drejtorët e spitaleve, ka fluks të pacientëve, ka disa që janë lëshuar, por numri i pranimeve është akoma më i lartë, tha sot ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe pas vizitës në spitalin e Përgjithshëm në Gostivar.”

“Heroike është lufta dhe puna që e bëni kohëve të fundit. Të përgatitet  dhe të rregullohet sistemi  për diçka  që asnjëherë se ka parashikuar dikush se do të ndodh, as nuk ka qenë i gatshëm, as nuk ka pritur,  ndërsa ju si dhe kolegët tuaj në të gjitha  institucionet tjera shëndetësore publike atë e keni bërë në një periudhë kohore jashtëzakonisht të shkurtër me ndihmë  atje ku  është më se e nevojshme, risistemim i kuadrit për ndihmë të mjekëve dhe infermiereve  të cilat punojnë në repartin infektiv dhe në repartin intern  të ridestinuar për  trajtim të pacientëve me Kovid-19 është me të vërtetë punë e madhe dhe heroike”, theksoi Filipçe.

“Presim që para nesh është një periudhë, prej një deri dy javë, në të cilat definitivisht  do t’i shohim efektet e masave restriktive. Presim numri i pacientëve të sapodiagnostifikuar në atë periudhë  të stabilizohet dhe gjatë asaj periudhe  pas asaj shifra  të zvogëlohet”, deklaroi Filipçe.

Në dy javët në vijim   pritet masat e vendosura të japin efekte dhe shifrat e të sapoinfektuarve nga Kovid-19  të stabilizohen.

Next Post
Qeveria: Kontaktet e shpeshta dhe takimet e nivelit të lartë me Bullgarinë çojnë drejt afrimit të pozicioneve

Brukseli pret vendim pozitiv për integrim të suksesshëm të vendit në BE, për analistët bullgarë kërkesa nuk do të sjellin asgjë të mirë

“Fiç” e konfirmoi rejtingun e vendit “BB+” me pasqyrë negative

“Fiç” e konfirmoi rejtingun e vendit “BB+” me pasqyrë negative

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom