• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home EKONOMI

“Fiç” e konfirmoi rejtingun e vendit “BB+” me pasqyrë negative

November 14, 2020
in EKONOMI, BALLINA, LAJME
“Fiç” e konfirmoi rejtingun e vendit “BB+” me pasqyrë negative
Share on FacebookShare on Twitter

Agjencia kreditore “Fiç” e konfirmoi rejtingun e vendit në “BB+” me pasqyrë negative. Konfirmimi i rejtingut ka të bëjë me një anë të zbatimit të politikave të mira të qeverisjes, zhvillimit të kapitalit njerëzor, indikatorëve për biznes-klimë të volitshme, koherenc të politikës makroekonomike dhe fiskale, si dhe proces të eurointegrimeve. Nga ana tjetër janë efektet negative të Kovid krizës ndaj ekonomisë, kumtoi Ministria e Financave.

Agjencia kreditore projekton ulje të ekonomisë vendore në vitin 2020 për 5% dhe rimëkëmbje të ekonomisë në vitin 2021 dhe 2022 me rritje prej 3,9% dhe 4,5% respektive. Pritjet janë se në periudhën në vijim do të rriten investimet dhe do të përforcohet konsumi privat. Nga “Fiç” theksojnë se vijimi i rimëkëmbjes do të varet nga vijimi i krizës shëndetësore, gjegjësisht nëse vendi do të ketë masa të reja të cilat do të ndikojnë në mbylljen e kapaciteteve, por edhe si do të jetë konsumi i jashtëm duke e pasur parasysh modelin ekonomik të ekonomisë vendore të bazuar në eksportin nga investimet e huaja direkte në vend.

Pritjet e agjencisë kreditore për deficitin buxhetor për vitin 2020 janë se do të jetë 8.3% nga BPV-ja që është pak më i ulët se parashikimi qeveritar i cili arrin 8.5% të BPV-së. Ata thonë se deficiti fiskal i thelluar është për shkak të një pakete të katërt shtesë të masave anti-krizë, të cilat ofrojnë mbështetje fiskale për punëdhënësit për pagesa të pagave në tremujorin e katërt të vitit 2020, transferimet sociale dhe pushimet e synuara të taksave. Agjencia kreditore parashikon që deficiti buxhetor do të ulet në 4.7% vitin e ardhshëm dhe se ai do të vazhdojë të ulet në planin afatmesëm. Borxhi i qeverisë pritet të arrijë 50.9% deri në fund të vitit, ndërsa stabilizimi i tij pritet në 2021 dhe 2022 në 53% të BPV-së.

Nga “Fiç” theksojnë se Propozim-buxheti për vitin 2021 përmban masa të cilat janë të fokusuara në sektorët më të goditur, përfshirë përmes masave për punonjësit, për stimujt e taksave. Ata gjithashtu tregojnë se për herë të parë prezantohet një buxhet shumëvjeçar.

Next Post
Knaus: Tërë rajoni do të vuajë nëse Maqedonia e Veriut bllokohet për në BE

Knaus: Tërë rajoni do të vuajë nëse Maqedonia e Veriut bllokohet për në BE

Filipçe: Klinikat interne janë të gatshme të pranojnë pacientë, mjekët janë tërësisht të mobilizuar

Filipçe: Klinikat interne janë të gatshme të pranojnë pacientë, mjekët janë tërësisht të mobilizuar

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom