• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Zaev-Sillvestri: Republika e Maqedonisë së Veriut i përket Evropës

November 13, 2020
in BALLINA, INTEGRIME, LAJME
Zaev-Sillvestri: Republika e Maqedonisë së Veriut i përket Evropës
Share on FacebookShare on Twitter

Vlerat evropiane u nevojiten qytetarëve tanë dhe ne do të vazhdojmë ta zhvillojmë shtetin sipas këtyre parimeve. Jemi të përkushtuar në zhvillimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore, përmes marrëveshjeve me Greqinë dhe Bullgarinë, ka zbatim të Marrëveshjes së Ohrit, ndërtojmë një shoqëri për të gjithë qytetarët dhe tani vlerësojmë se është koha për përkushtim të fokusuar drejt ekonomisë, shëndetit, arsimit dhe të fushave që drejtpërsëdrejti kanë të bëjnë me cilësinë e jetesës së qytetarëve në vend, tha kryeministri Zaev.

Këtë e ka theksuar kryetari i Qeverisë së Republikës të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev me Andrea Sillvestri, ambasadori i ri i Republikës së Italisë në vend.

Siç kumtoi shërbimi qeveritar për media, në takim u shpreh mbështetja e Italisë për integrimet euroatlantike të vendit tonë. U konstatua se Republika e Maqedonisë së Veriut në mënyrë historike, gjeografike, kulturore dhe politike i përket Evropës dhe u shprehën pritshmëritë që vendi ynë të vazhdojë të lëviz drejt rrugës evropiane.

Kryeministri Zaev u falënderua për miqësinë e sinqertë dhe tradicionale me Republikën e Italisë dhe shprehu përcaktim për thellimin e bashkëpunimit bilateral veçanërisht në planin ekonomik, për çka është vlerësuar se ekziston interes nga të dyja palët.

Italia, siç thuhet në kumtesë, mund të ndihmojë në reformat në gjyqësor dhe sundimin e së drejtës, ndërsa u bisedua edhe për bashkëpunim në sferën e shëndetësisë.

Kryeministri Zaev në takimin me ambasadorin Sillvestri, i bëri ftesë kryeministrit italian Xhuzepe Konte për vizitë zyrtare në vendin tonë, kur do të vlerësohet se ekzistojnë kushte për vizitën.

Next Post
Carovska: Kur i theksojmë dallimet, t’i theksojmë si vlera pozitive

Carovska: Kur i theksojmë dallimet, t’i theksojmë si vlera pozitive

Komisioni për Sëmundje Ngjitëse do të ketë mbledhje pasdite, Filipçe tha se tani për tani nuk ka nevojë për restrikcione shtesë

Filipçe: Në Klinikat interne në Shkup, 100 – 120 shtretër të lirë për pacientë me Kovid-19

[mc4wp_form id=”34312″]

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom