• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Takim Mariçiq-Jurova: Digjitalizimi i gjyqësorit i nevojshëm si kurrë më parë

November 13, 2020
in BALLINA, LAJME
Takim Mariçiq-Jurova: Digjitalizimi i gjyqësorit i nevojshëm si kurrë më parë
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri i Drejtësisë Bojan Mariçiq zhvilloi takim onlajn me eurokomesaren për drejtësi dhe transparencë Vera Jurova, ku diskutoi mbi reformat kryesore në fushën e drejtësisë. Gjatë bisedës, Mariçiq prezantoi reformat e ndërmarra dhe të planifikuara në resorin e tij dhe shfaqi shpresën se korniza negociuese do të miratohet në ditët e ardhshme dhe se në dhjetor do të kemi konferencën e parë ndërqeveritare dhe fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Drejtësisë, Mariçiq gjithashtu theksoi se është në komunikim intensiv me të gjithë aktorët relevantë në gjyqësor në përcaktimin e prioriteteve dhe sigurimin e pjesëmarrjes së tyre në reformat kryesore në fushën e drejtësisë dhe se deri më tani procesi po shkon mirë, dhe ka reagime pozitive. Ministri në veçanti theksoi se përfshirja e BE-së në procesin e drejtësisë është thelbësore dhe do të sigurojnë vlera dhe kredibilitet shtesë të reformës në drejtësi.

Për shkak të pandemisë, Mariçiq tha se digjitalizimi i gjyqësorit dhe prokurorisë për trajtim efikas dhe efektiv të çështjeve është i nevojshëm si kurrë më parë dhe se mbështetja e BE-së për modernizimin e gjyqësorit do të jetë një katalizator i vërtetë për digjitalizimin, që synon një proces gjyqësor më efikas.

Komisionerja e BE-së Jurova tha se Komisioni Evropian është i gatshëm të sigurojë ndihmë këshilluese dhe financiare për projekte që synojnë përmirësimin e transparencës dhe efikasitetit të sistemit të drejtësisë.

Ajo gjithashtu u shpreh se kur të krijohen kushtet, duke pasur parasysh pandeminë globale, do të vizitojë Maqedoninë e Veriut dhe do të takohet personalisht me ministrin Mariçiq në mënyrë që të përshpejtojë bashkëpunimin në fushën e drejtësisë.

Next Post
Bekteshi: Mbështetje e drejtpërdrejtë për furnizuesit e ushqimit dhe punëtorët e turizmit me 7,5 milionë euro

Bekteshi: Mbështetje e drejtpërdrejtë për furnizuesit e ushqimit dhe punëtorët e turizmit me 7,5 milionë euro

Numri i të infektuarve të rinj mbi një mijë, në klinikat interne të Shkupit ka krevate të lira

Numri i të infektuarve të rinj mbi një mijë, në klinikat interne të Shkupit ka krevate të lira

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom