• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home DREJTËSI

Anulohet vendimi për nenin 11-a të Ligjit për amnisti

November 6, 2020
in DREJTËSI, BALLINA, LAJME
Anulohet vendimi për nenin 11-a të Ligjit për amnisti
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata Kushtetuese e anuloi vendosjen e nismës për vlerësim të kushtetutshmërisë të nenit 11-a nga Ligji për plotësim të Ligjit për amnisti nga viti 2016.

Nisma u ndërmor për të zgjidhur dilemën  nëse ish presidenti Gjorge Ivanov ka mundur ta tërheqë amnistinë për 56 persona në vitin 2016,  shumica të përfshirë në lëndët e ish Prokurorisë Speciale Publike.

Gjykatësi Osman Kadriu kërkoi para se të vendoset sipas kësaj pike sërish të diskutohet për çka mori mbështetje nga tre gjykatës.

Ky nen i Ligjit parashikon që presidenti i Republikës ta anulojë faljen  e dhënë  pa procedurë paraprake  për falje në afat prej 30 ditëve nga  dita e sjelljes së këtij ligji,  me ç’rast presidenti nuk obligohet ta arsyetojë vendimin.

Ministri i Drejtësisë Bojan Mariçiq  dje në konferencën për shtyp nuk donte të komentojë se si do të jetë rrjedha e  debatit të Gjykatës Kushtetuese sipas nismës  në lidhje me nenin 11a të Ligjit për amnisti, por siç tha, është i bindur se vendimi i Gjykatës Kushtetuese do ta zbardhë këtë situatë.

“Ky është proces i rëndësishëm dhe nuk duhet të  paragjykojmë se cili do të jetë  debati i Gjykatës Kushtetuese në lidhje me nenin 11a të Ligjit për  amnisti  që të mos bëhet ç’farëdo lloj ndikimi. Nuk do të dëshiroja të komentoj. Për ne më e rëndësishme është drejtësia, shteti juridik dhe qeverisja  e së drejtës si parim. Besoj se  do të kemi vendim ose ndonjë lloj sqarimi të Gjykatës Kushtetuese, i cili do ta zbardhë këtë situatë”, tha Mariçiq duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve.

Next Post
Filipçe: Gjithë ndërtesa e Klinikave interne do të lëshohet për trajtim të pacientëve me Kovid-19

Filipçe: Gjithë ndërtesa e Klinikave interne do të lëshohet për trajtim të pacientëve me Kovid-19

Kujt (do) i nevojiten tensionet etnike në këtë moment?

Kujt (do) i nevojiten tensionet etnike në këtë moment?

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom