Rebalanci i buxhetit e kaloi procedurën kuvendore dhe e hapi rrugën për zbatimin e masave nga pakoja e katërt e masave. Një pjesë e masave mund të realizohen menjëherë, për një pjesë do të duhet, edhe krahas miratimit të rebalancit, të priten zgjidhjet ligjore me të cilat janë rregulluar, ndërsa të cilat, gjithashtu, janë në procedurë kuvendore.
Mbështetja me rebalancin kushton 470 milionë euro. Dedikimi është për qytetarët dhe biznesin me qëllim që të zbutet ndikimi na kriza e koronës.
Me rebalancin janë paraparë 4,3 miliardë denarë për mbështetjen financiare për pagesën e pagës së të punësuarve në sektorin privat me kompensim në interval prej 14.500 deri në 21.776 denarë, në kompani të cilat kanë ulje më të madhe të të ardhurave si pasojë e pandemisë, 1,6 miliardë denarë për mbështetjen financiare për kategoritë e cenueshme të goditura nga KOVID-19 për pagesën e produkteve vendore dhe shërbimeve tek sektorët e goditur, 412 milionë denarë për Mbështetjen e prodhuesve, përpunuesve dhe eksportuesve të rrushit, verës, 9,8 milionë denarë për mbështetjen e veprimtarisë udhëheqës turistik, të regjistruar si ushtrues të pavarur të veprimtarisë, 120 milionë denarë për kthimin taksës turistike për vitin 2019, për bujtje të realizuara, 66,85 milionë denarë kthim për Fundjavë pa TVSH, 700 milionë denarë për skemën shtetërore garantuese dhe Garanci doganore përmes Bankës Zhvillimore me çka ofrohet mundësi shtesë për qasje më të lehtë në mjetet financiare për mbështetjen e sektorit privat, përmes ndërmarrjes së një pjese të rrezikut kreditor dhe 330 milionë denarë për grante për agjenci turistike, kënde për argëtimin e fëmijëve dhe restoranteve për dasma.
Për këto masa do të mund të aplikohet që nga fillimi i javës së ardhshme, paralajmëroi ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.
“Duhet të miratohet rebalanci i Buxhetit, ndërsa gjatë kësaj jave do të votohet edhe Ligji për mbështetje financiare për pagesë të pagave. Nga java e ardhshme kompanitë do të mund të aplikojnë, jo vetëm për këtë masë, por edhe për masat e tjera duke pasur parasysh se një pjesë e madhe e masave po zbatohen përmes programeve të cilat duhet t’i miratojë Qeveria dhe për to duhet të publikohen shpallje”, tha Bekteshi.
Vlerësimi i tij është se masat nuk janë të vonuara dhe se mbështetja do të arrijë me kohë.
Nga Drejtoria e të Ardhurave Publike, e cila do ta zbatojë këtë masë për mbështetje të pagave, presin që propozim-ligji për këtë masë e cila është në procedurë kuvendore të miratohet afat sa më të shkurtër të mundshëm dhe iu bëjnë thirrje të gjithë punëdhënësve të cilët kanë mundësi për pagesë të pagave, mund që të njëjtën ta bëjnë menjëherë, ndërsa pas miratimit të ligjit do të kenë mundësi që ta parashtrojnë kërkesën dhe të bëjnë korrigjim të formularit për shfrytëzim të mbështetjes financiare së pagave.
“Duke e pasur parasysh faktin se ligji ende nuk është miratuar, si dhe afatin e shkurtër të parashtrimit të kërkesës për mbështetje financiare për pagesë të pagave të punëtorëve, punëdhënësit të cilët kanë mundësi për pagesë të pagave, mund që të njëjtën ta bëjnë menjëherë, ndërsa pas miratimit të ligjit do të kenë mundësi që ta parashtrojnë kërkesën dhe të bëjnë korrigjim të formularit PMPI për shfrytëzim të mbështetjes financiare së pagave”, theksojnë nga DAP.
Kërkesën për mbështetje financiare të punëdhënësve për pagesë të pagave, shtojnë, do të parashtrojnë pranë DAP përmes sistemit e-Tatime, ndërsa DAP në afat prej tre ditë do ta kontrollojë dhe konfirmoi kompletimin nga kërkesa.