Këshilli i Qytetit të Shkupit në seancën e 9-të të jashtëzakonshme solli Vendim për dhënie të ndihmës për të prekurit nga tërmeti katastrofik në Izmir. Me këtë vendim, si reflektim të solidaritetit për të prekurit, Qyteti i Shkupit jep ndihmë në vlerë prej 3 milionë denarëve, vlerë që e ndajnë të gjitha qytetet për fatkeqësi të tilla dhe të ngjashme.
Kryetari i Qytetit të Shkupit, Shilegov në seancë theksoi se Shkupi e din se çka do të thotë solidaritet gjatë katastrofave natyrore dhe prandaj nevoja që t’i ndihmojë miqtë në raste të tilla është e nevojshme dhe e pashmangshme.
Ai, deri tek prefekti i Izmirit, Tunç Sojer, shprehu ngushëllime të thella për viktimat dhe i dëshiroi sanim të shpejtë dëmeve dhe kthim të jetës në normalitet.
Numri i viktimave nga tërmeti i fuqishëm që ndodhi të premten në rajonin e Detit Egje është rritur në 81.