• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Nuk ka nevojë për gjendje të re të jashtëzakonshme, qëndrim i Këshillit të Sigurimit

October 30, 2020
in BALLINA, COVID-19, LAJME
Nuk ka nevojë për gjendje të re të jashtëzakonshme, qëndrim i Këshillit të Sigurimit
Share on FacebookShare on Twitter

Nuk ka nevojë për vendosjen e gjendjes së re të jashtëzakonshme, masat dhe rekomandimet e deritanishme për mbrojtje nga Kovid-19 janë në drejtim të mbrojtjes maksimale të shëndetit të qytetarëve, porositën sot presidenti Stevo Pendarovski, kryeministri Zoran Zaev dhe ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.

Pas takimit të Këshillit të Sigurimit, presidenti Pendarovski deklaroi se për këtë nuk është biseduar sot dhe se gjendja e jashtëzakonshme nuk është opsion sepse nuk ka njohuri dhe vlerësime se nëse shpallet gjendje e tillë, do të fitohet virusi. Mbetet në mendimin se vendi real për diskuzim për këtë temë dueht të jetë Parlamenti.

“Atëherë nuk kishim Kuvend funksional, kishim qeveri teknike dhe obligimi ra tek unë. Atëherë motive parimor që të deklaroj gjendje të jashtëzakonshme, Qeveria, në mungesë të Kuvendit funksional të sjell dekrete me forcë ligjore. Tani kemi Kuvend funksional për të sjell ligje”, ka thënë Pendarovski, duke sqaruar se nuk ka lidhje gjendja e jashtëzakonshme me orën policore.

Theksoi se në asnjë shtet në Evropë tani për tani nuk është vendosur orë policore në tërë territorin.

“Deri në këtë moment në Evropë nuk ekziston asnjë shtet i cili në tërë territorin e vet ka vendosur orë policore. Në Francë ka ndalesë të lëvizjes nga rajoni në rajon, ndërsa në Gjermani nuk ka një limit të tillë të lëvizjes fizike. Të mos ketë hamendje se nëse ne nuk e bëjmë këtë, do të shkojmë edhe më keq me pandeminë”, porosity Pendarovski.

Është përgatitur, siç tha, nëse Qeveria kërkon si komandat supreme të forcave të armatosura, të vendos në dispozicion sa është e nevojshme pjesëtarët e Armatës si mbështetje logjistike në luftën kundër pandemisë.

As kryeministri Zaev nuk sheh nevojë nga shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme.

“Nuk na duhet gjendje e jashtëzakonshme, që Qeveria të shpall orë policore use karantinë. Parlamenti funksionon. Mua më frikëson mundësia jo e hapur për onlajn punë të Parlamentit sepse siç kam informacione, ndoshta nuk i kam të sakta, nga konstizuimi i Parlamentit deri më tani kemi më shumë se 10 për qind të të infektuarve use në vetëizolim”, ka thënë Zaev duke shtuar se pret që masat t’i japin rezultatet e pritura.

Qëndrimi i ministrit Filipçe është se restriksioni i lëvizjes nuk do të ketë asnjë efekt.

“Në fillim të pandemisë ka ekzistuar mendim në shtetet se restriksioni në lëvizje do ta shuajë virusin, por kjo nuk ka ndodhur. Si duket ky virus ka karakteristika krejtësisht ndryshe nga grupi i njëjtë i viruseve. Tani, definitivisht është e qartë se virusi është këtu dhe se duhet të jetohet me të. Prandaj janë këto masa që tani vendosen edhe në shtete të tjera, ndërsa do të thotë mbajtje e obligueshme e maskës, shmangie e grupimeve dhe zhvillim normal të të gjitha proceseve jetësore”, deklaroi Filipçe.

Next Post
Berlini është për fillim të negociatave deri në fund të vitit

Osmani – Linkeviçius: Maqedonia e Veriut t’i fillojë negociatat pa kurrfarë anulimi

Kanë filluar përgatitjet për testimin provë PISA në 2021

Kanë filluar përgatitjet për testimin provë PISA në 2021

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom