• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Filloi debati kuvendor për ribalacin e Buxhetit

October 29, 2020
in BALLINA, LAJME, POLITIKË
Ndryshimet e Ligjit për mbrojtje nga sëmundjet ngjitëse nesër në seancë kuvendore, ribalanci i Buxhetit më 29 tetor
Share on FacebookShare on Twitter

Kuvendi e filloi debatin për Propozimin e plotësuar për ndryshimin dhe plotësimin e Buxhetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2020, i cili i përmban amendamentet nga debati i komisionit. Konform Rregullores debati zgjat pesë ditë pune.

Propozimin para deputetëve e elaboron ministri i Financave, Fatmir Besimi.

“Sot para jush ndodhet një dokument, për të cilin presin shumë qytetarë dhe kompani të prekura që të miratohet. Efektiviteti i pakos së katërt të masave antikrizë varet nga miratimi i këtij ribalanci. Me të sigurohen fonde për realizimin e masave të pakos së katërt”, tha Besimi.

Të hyrat e përgjithshme me ndryshimet në Buxhetin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2020 janë planifikuar në nivelin prej 196.3 miliardë denarë dhe ato janë planifikuar në një nivel pothuajse identik në krahasim me planin, duke pasur parasysh se me ndryshimet e mëparshme të Buxhetit ato ishin planifikuar në një nivel më të ulët prej 11.5 përqindëve krahasuar me parashikimet fillestare të Buxhetit.

Shpenzimet e përgjithshme janë planifikuar në nivelin prej 252.8 miliardë denarëve ose 5.5 për qind, gjegjësisht rreth 13 miliardë denarë më të larta se Buxheti fillestar për vitin 2020 (para krizës së KOVID).

Bazuar në të hyrat dhe shpenzimet e planifikuara, deficiti pozicionohet në vlerë prej 56.5 miliardë denarëve, gjegjësisht 8.5 për qind e BPV-së.

Next Post
Nuk ka nevojë për gjendje të re të jashtëzakonshme, qëndrim i Këshillit të Sigurimit

Nuk ka nevojë për gjendje të re të jashtëzakonshme, qëndrim i Këshillit të Sigurimit

Berlini është për fillim të negociatave deri në fund të vitit

Osmani – Linkeviçius: Maqedonia e Veriut t’i fillojë negociatat pa kurrfarë anulimi

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom