• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home POLITIKË

LSDM ndërron statutin dhe ngjyrën, do të zgjedhin kryetar në zgjedhjet partiake

October 26, 2020
in POLITIKË, BALLINA, LAJME
LSDM ndërron statutin dhe ngjyrën, do të zgjedhin kryetar në zgjedhjet partiake
Share on FacebookShare on Twitter

LSDM-ja prej sot me krenari mund të bëjë të ditur se është partia e parë në vend dhe në rajon dhe njëra ndër të rrallat në Evropë dhe në botë e cila ka barazi të plotë gjinore dhe pjesëmarrjen të barabartë të burrave dhe grave në të gjitha organet dhe trupat e tyre të partisë, deklaroi pasdite lideri i partisë në pushtet LSDM Zoran Zaevi pas mbajtjes së Kongresit të 25-të të partisë.

Me ndryshimet e Statutit të partisë, siç tha Zaevi, është hapur një mundësi e re demokratike për herë të parë në historinë e shtetit, një parti politike ta zgjedhë kryetarin e vet në zgjedhje e drejtpërdrejta brenda-partiake.

“Kryetari i ri i LSDM-së do të zgjidhet në zgjedhje të drejtpërdrejta partiake vitin e ardhshëm në gjysmëvjetorin e e parë kur skadon mandati i kësaj udhëheqësie. Për kryetar të LSDM-sëp do të mund të kandidohet secili anëtar me të paktën pesë vjet punë në parti dhe me të paktën një mandat si anëtar i Këshillit Qendror me të drejtë vote”, tha Zaevi dhe shtoi se ky është një akt i lartë i demokracisë dhe hap pionieri në veprimin partiak në vend.

Informoi se LSDM e ndryshon edhe preambulën e Statutit të partisë kur krahas lirisë, barazisë dhe solidaritetit, shtohet edhe drejtësia si një shënim themelor të përkushtimit të qëndrueshëm të partisë.

Kryetari i LSDM-së konfirmoi se me ndryshimet e Statutit, ngjyra e kuqe mbetet ngjyra e partisë. Kjo është ngjyra e demokracisë sociale, ngjyrë e cila e pasqyron energjinë tonë, fuqinë dhe besim në një të ardhme më të mirë të përbashkët. Kjo është ngjyra e flamurit tonë maqedonas”, theksoi Zaevi.

Ekzistojnë sfida serioze, vlerësoi Zaevi, ndërsa kjo është vala e vjeshtës së koronavirusit që është në aktivitet të plotë dhe rrezikon shëndetin dhe ekonominë.

Kryetari i LSDM-së theksoi se para nesh është një periudhë e përmbylljes edhe të një qëllimi strategjik, ndërsa ky është integrimi në BE përmes hapjes së kapitujve të parë dhe fillimin e procesit negociues.

Next Post
Rritet numri i të infektuarve dhe i të vdekurve me Kovid-19, Filipçe kërkon miratim urgjent të ndryshimeve kushtetuese

Rritet numri i të infektuarve dhe i të vdekurve me Kovid-19, Filipçe kërkon miratim urgjent të ndryshimeve kushtetuese

Zaev: Goce Dellçevi nuk mund të na ndajë, Dellçevi ka vepruar për ide përparimtare të cilat na lidhin

Zaev: Shpërndarja e informacioneve të pasakta dhe të rrejshme mund të shkaktojë pasoja serioze

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom