Kategoritë

POLITIKË Zaev nuk pranon takim me Mickoskin, në fillim të muajit të ardhshëm shkon për në Sofje për t’u takuar me Borisovin

Pushteti nuk sheh nevojë për takim me liderin e VMRO-DPMNE Hristijan Mickoski për mosmarrëveshjet me Bullgarinë. Nga ana tjetër, VMRO-DPMNE, njofton se nëse do të ishte e rëndësishme për kryeministrin Zoran Zaev që vendi të ec përpara, ai do të pranonte takim liderësh dhe të diskutonte të gjitha çështjet e hapura.

“Nuk e shoh të nevojshme takimin e liderëve. Sidomos me një person që nuk ka pozicion për ndonjë çështje të rëndësishme, kombëtare ose strategjike. Mickoski nuk është për marrëveshje për ndonjë temë, ai po kërkon një mënyrë vetëm për të dëmtuar vendin, veçanërisht proceset që nuk çojnë në BE”, tha dje kryeministri Zaev.

Lideri i VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski dje tha se çështje serioze, të tilla si negociatat me Bullgarinë, diskutohen në tryezë në takim liderësh.

“Zoran Zaev pritej të refuzonte iniciativën e liderit Mickoski për takim liderësh, ku do të diskutohen të gjitha çështjet e rëndësishme në vend, sepse do të duhet të pranojë se Qeveria dhe Zaev janë të mposhtur në të gjitha fushat, planin e jashtëm, shëndetësi, ekonomi, arsim, korrupsion dhe gjithçka tjetër”, theksojnë nga VMRO-DPMNE.

Kryeministri Zaev do të niset për në Sofje në fillim të nëntorit si pjesë e bashkëkryesimit Maqedoni e Veriut-Bullgari të Procesit të Berlinit 2020, ku do të takohet me homologun e tij bullgar Borisov, ku pritet përafrim i caktuar i pozicioneve.