Kategoritë

INTEGRIME Dimitrov: Fillimi zyrtar i negociatave me BE-në do të jetë ose sukses i përbashkët ose mossukses i përbashkët

Maqedonia e Veriut përgatitet për skenar pozitiv lidhur me mbajtjen e Konferencës së përbashkët ndërqeveritare me Bashkimin Evropian, bëhen përpjekje dhe ndërmerren aktivitete diplomatike në atë drejtim, ka porositur sot zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov. Ai nuk e përjashton mundësinë që në dhjetor të mos fillojë Konferencë ndërqeveritare për shkak të kundërshtimit të Bullgarisë fqinje, por shton se mossuksesi eventual nuk do të jetë vetëm i vendit, por do të jetë humbje edhe për fotografinë evropiane të Bullgarisë fqinje, por para së gjithash edhe të vetë Evropës dhe vlerat e saja bazike.

“Nuk mund të përjashtohet se nuk do të ketë konferencë ndërqeveritare deri në fund të këtij viti, por nëse arsyeja për këtë është gjuha maqedonase, unë jam ok me këtë”, ka thënë Dimitrovi duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve në konferencën për shtyp që e mbajti me rastin e letrave të mandatit për misionin dhe detyrat e SÇE-së.

Ai ka thënë se bëhen përpjekje diplomatike që të gjendet rrugëdalje nga kjo situatë, por siç tha, “fusha nuk është e pakufizuar”.

“E drejta e jonë e vetë përcaktimit në shekullin 21 dhe në këtë kontinent nuk mund të jetë kontestues edhe nëse gjuha maqedonase bëhet pengesë e integrimit në BE, do të bëhet i diskutueshëm mbiemri në emër të BE-së, pasi nuk mund të jeni evropian, ndërsa të përziheni në të drejtën e një populli të thotë çka është dhe çfarë gjuhe flet. As në këtë mënyrë mund të ndërtohet miqësi e vërtetë dhe e shëndetshme e cila do të bazohet në respekt të ndërsjellë”, ka thënë Dimitrov.

Ai ka thënë se për momentin vendimet në BE sillen me konsensus dhe se vendi varet nga gjitha shtetet anëtare. “Në këtë moment varemi nga pajtueshmëria e të gjithave deri në një të shteteve anëtare për çdo hap para në procesin evropian të rrugës sonë evropiane. Do të jemi te arsyeshëm, do të promovojmë dhe ruajmë atë që është e jonë dhe do të punojmë në respekt dhe mirëkuptim, por legjitime është të presim kthim të respektit dhe mirëkuptim. Do të shohim se si do të jetë”, ka thënë Dimitrovi.

Ai nuk mendon se puna e Komisionit të përzier maqedono- bullgar është i pasuksesshëm, ku si pikë referimi merret fakti se kësi Komisionesh nga vende tjera punojnë me dekada. Prandaj, tha ai, mendoj se Komisioni punon në mënyrë produktive.

‘E vërtetë është se nuk ka shumë kohë, punohet për disa javë. Njëkohësisht e jona është të shpjegojmë për pozicionet tona, ta shpjegojmë investimin. Ka ambicie të mëdha në Berlin që ky proces të ketë sukses. Kancelarja Merkel publikisht në Parlamentin Evropian tha se një nga prioritetet e mëdha në kuptim të politikës së jashtme të kryesimit gjerman është të fillojë negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe shtoi se nëse ajo është e mundur të plotësohen kushtet e parapara në mars edhe për Tiranën, Shqipërinë. Kështuqë mendoj se ka mirëkuptim të plotë për pozicionet tona që nuk do të thotë se ne duhet të ndalojmë por me përpjekje maksimale të gjejmë mirëkuptim edhe me Bullgarinë në kuadër të çështjeve për të cilët i mundur është mirëkuptim. Këtu me siguri nuk bien identiteti dhe gjuha maqedonase”, tha ai.

Ai shton se nëse punët zhvillohen në kahen e duhur pas konferencës së parë ndërqeveritare në vitin e ardhshëm 2021 do të vazhdojmë me skriningun, kontrollin analitik të të drejtës evropiane edhe atë me kontroll bilateral sipas klastereve dhe kapitujve adekuat.

“Nëse gjërat lëvizin sipas dinamikës së planifikuar do të mund të presim deri në fund të vitit 2021 të hapin edhe klasterin e parë. Si Qeveri, presim që me fokus dhe përparësi të qartë do të mund që gjatë mandatit tonë të hapim gati 80 për qind të kapitujve gjatë mandatit tonë dhe të sigurojmë bazë që qeveria e ardhshme me sukses të mbyll negociatat dhe të rezultojë me marrëveshje qasëse dhe anëtarësim të plotë në BE”, tha Dimitrov.

Në atë rrugë, shton ai nevojitet përfshirje e të gjithë aktorëve shoqëror dhe politik të vendit.

Procesi i sjelljes së Evropës në shtëpi, sipas tij është që të mundësojmë mënyrë evropiane të jetesës, shpesë për sukses dhe prosperitet veçmas brezave të ardhshëm, pra për të rinjtë tanë nuk ka alternativë.

Leave a Comment

You must be logged in to post a comment.