Konferenca “Po vijnë të Gjelbrit” në organizim të CIVILIT TË GJELBËR ( njësia organizuese e CIVILit), në partneritet me Fondacionin Heinrich Böll , do të mbahet të mërkurën, më 21 tetor, në hotelin “Porta” ( Aerodrom, Shkup), me fillim në ora 12.
Konferenca ka për qëllim promovimin e vlerave të gjelbra që i përfshijnë drejtësinë sociale dhe antinacionalizmin si fusha të pandashme të veprimit dhe krijimit të politikave dhe praktikave.
Mundësia për pjesëmarrje është e mundur vetëm përmes paraqitjes, duke i pasur parasysh kufizimet e ambientit, në përputhje me masat për mbrojtje nga koronavirusi. Ndjekja drejtpërdrejt e konferencës do të sigurohet përmes video vegëzës në Fejsbuk faqen CIVILI I GJELBËR.
Këtë vit, CIVILi në konferencë fton përfaqësuese dhe përfaqësues të resorëve relevante qeveritare, të gjithë kryetaret dhe kryetarët e këshillave komunale, si dhe përfaqësues të organizatave dhe iniciativave relevante qytetare, parti politike, institucione në nivel nacional dhe lokal, mediat dhe të gjithë qytetarët e interesuar.
Në fillim të konferencës, ekipi i CIVILit do të bëjë prezantimin e projektit dhe arritjeve në periudhën e kaluar, si dhe për iniciativën për formimin e platformës së re qytetare – “Të Gjelbrit”.
Konferenca i përfshin temat në fushën e vlerave të gjelbra, drejtësinë sociale dhe antinacionalizmin, me rishikim të posaçëm të ndërlidhjes së ndërsjellë dhe pandashmërisë së këtyre fushave.
Në konferencë do të prezantohen të gjitha materialet e shtypura dhe botimet e CIVILit në periudhën e kaluar, lidhur me projektet që zbatohen në partneritet me Fondacionin Heinrich Böll.
“Është me rëndësi esenciale të kuptohet se kur flasim për vlerat e gjelbra, nuk nënkuptohet vetëm mbrojtja e mjedisit jetësor, por edhe mbrojtje e të drejtave dhe lirive të njeriut, drejtësi sociale dhe ekologjike, mirëqenie ekonomike dhe ekologjike, barazi dhe antidiskriminim. Të Gjelbrit po vijnë anembanë botës. Maqedonia e Veriut duhet t’u kyçet trendëve dhe proceseve progresive” – është qëndrimi shumë herë i promovuar i CIVILit.
Organizata në strukturën e vet bashkon më tepër njësi organizative, mes cilave është edhe CIVIli i Gjlebër, e formuar në vitin 2009. CIVILI ekziston nga viti 1999. Në statutin dhe programin e organizatës janë të integruara Deklarata Universale për të drejtat e njeriut, vlerat evropiane dhe të gjelbra, dhe i praktikon në të gjitha aktivitetet dhe projektet.
Ekipi i CIVILit për komunikime