Kategoritë

EKONOMI Qeveria mori vendim për linjë kreditore pa interes me grant komponentë për ndërmarrjet mikro dhe të vogla Kovid-3

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e mbrëmshme e shqyrtoi dhe e miratoi Informacionin për vendosjen e linjës kreditore pa interes me grant komponentë dedikuar për ndërmarrjet mikro dhe të vogla të prekura nga Kovid-19 (Kovid 3), dhe e angazhoi Ministrinë e Financave, në emër të Qeverisë të nënshkruajë marrëveshje për administrim të mjeteve me Bankën Zhvillimore të Maqedonisë së Veriut SHA Shkup, bëri të ditur pres shërbimi qeveritar.

Lidhur me këtë pikë Qeveria e angazhoi Ministrinë e Ekonomisë të dorëzojë Propozim-vendim për transferimin e mjeteve nga programi P1 në vlerë të përgjithshme prej 60.000.000 denarë në llogari të veçantë të Bankës Zhvillimore të Maqedonisë së Veriut SHA Shkup si kontribut buxhetor në realizimin e masës, pas çfarë banka duhet t’i ndërmarrë të gjitha aktivitetet e nevojshme për operacionalizim të linjës së tretë kreditore pa interes për mbështetjen e ndërmarrjeve mikro dhe të vogla.

Qeveria e angazhoi Ministrinë  e Financave, në bashkëpunim me Sekretariatin për Çështje Evropiane, ta njoftojnë Delegacionin e BE-së  në vend se masa është miratuar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe se Ministria e Financave, Ministria e Ekonomisë dhe Banka Zhvillimore e Maqedonisë së Veriut SHA Shkup ndërmarrin aktivitete për operacionalizimin e të njëjtës.

Mjetet financiare për linjë kreditore pa interes me grant komponentë dedikuar për ndërmarrjet mikro dhe të vogla të prekura nga Kovid-19 (Kovid 3) janë tërhequr nga 50 milionë eurot shpërblim për sukses për shkak të progresit të përgjithshëm në procesin e Integrimit evropian të Republikës së Maqedonisë së Veriut, për të cilat Qeveria me shkresë zyrtare i është drejtuar Komisionit Evropian se këto mjete do të përdoren për rimëkëmbje të vebndit nga pasojat e shkaktuara nga pandemia me Kovid-19.

Puna së seancës së rregullt të 12-të të Qeverisë do të vazhdojë sot me shqyrtimin dhe miratimin e kërkesave të mbërritura për lidhje të Marrëveshjes për ndarjen e mbështetjes financiare të investimeve të mbërritura përmes Agjencisë për Investime të Huaja dhe Promovim të eksportit, në pajtim me Ligjin për mbështetje financiare të investimeve.

Leave a Comment

You must be logged in to post a comment.