Kategoritë

DREJTËSI Nikollovski: Lufta kundër korripsionit është prioritet kryesor, do të reduktohen të drejtat diskrete, përfitimet dhe privilegjet

Vjen momenti, institucionet e uzurpuara, të cilat  ishin shkatërruar sistematikisht ndër vite, tani të hyjnë në një proces të riorganizimit të transformimit dhe në shërbim  të plotë të qytetarëve, deklaroi  zëvendëskryetari i Qeverisë i angazhuar për luftë kundër korrupsionit dhe krimit, zhvillimit të qëndrueshëm dhe resurseve njerëzore, Lupço Nikollovski, në emisionin “Magazina ekonomike”, në televizionin AlsatM.

Nikollovski theksoi se përmes funksionit të ri i cili është koordinues tashmë po vendoset praktikë në mbështetje të rregullt dhe të vazhdueshme të institucioneve të cilat duhet të luftojnë kundër korrupsionit, ndërsa të cilat deri më tani nuk kanë pasur apo kanë pasur komunikim të dobët. Theksoi se koordinimi dhe bashkëpunimi i të gjitha institucioneve kompetente dukshëm do të përforcohet, ndërsa me të edhe lufta kundër korrupsionit dhe krimit.

“Ne nuk mund të flasim për luftë kundër korrupsionit dhe investimeve, kur ne kishim shumë probleme më të mëdha nga të cilat varej mbijetesa e shtetit. Kishim një regjim i cili i shkatërroi të gjitha institucionet dhe tani ne fillojmë me saldo minus, të punojmë diçka që duhet brezat e ardhshëm ta bëjnë. Për dy vjet u bëmë anëtare e NATO-s, i zgjodhëm të gjitha problemet e mëdha, morëm vendim për fillim të negociatave me Bashkimin Evropian, dhe është mirë që sot në të gjitha raportet flasim për luftë kundër korrupsionit dhe prioritetet dhe ajo që na është caktuar si detyra janë pikërisht janë pikërisht këto tema të cilat janë të rëndësishme për qytetarët, që të kthehet besimi në sistem, që të ekzistojë rend, disiplinë, që të ekzistojë drejtësi në të gjitha fushat, nuk është vetëm ajo në gjyqësi, por t’i vendosim në rend punët dhe të funksionojnë institucionet. Për këtë ishte nevoja për një rol koordinues në këtë periudhë e cila tani po vendoset”, deklaroi zëvendëskryeministri Nikollovski.

Potencoi se një pjesë e prioriteteve janë reduktimi i të gjitha të drejtave diskrete, përfitimeve dhe privilegjeve, të cilat i kanë funksionarët, pastaj ndryshime në legjislacionin e përgjithshëm penal, shkurtim të shpenzimeve jorpoduktive.

Në pjesën e raporteve të Entit Shtetëror për Revizion, Nikollovski theksoi se deri më tani nuk ka të dhëna që ndonjë funksionar të jetë shkarkuar mbi bazë të raportit të revizorit. 

Leave a Comment

You must be logged in to post a comment.