Kategoritë

EKONOMI Kuvendi miratoi Ligjin për huamarrje nga Banka ndërkombëtare për rindërtim dhe zhvillim

Me 52 vota “për”, 17 “kundër” dhe asnjë abstenim, Kuvendi sonte miratoi Ligjin për huamarrje të Republikës së Maqedonisë të Veriut për hua tek Banka ndërkombëtare për rindërtim dhe zhvillim – Banka Botërore sipas Marrëveshjes për hua për të financuar Projektin e menaxhimit urgjent me Kovid-19.

Sipas propozuesit të projekt-ligjit, Ministria e Financave, kredia ka për qëllim të parandalojë, zbulojë dhe të përgjigjet ndaj kërcënimit të koronavirusit KOVID-19, si dhe përforcimin e sistemeve kombëtare të përgatitjes së shëndetit publik të vendit.

Vlera e përgjithshme e projektit është 90 milionë euro.

Për deputetët e opozitës, me këtë hua vendi do të hyjë në borxh të ri në kurriz të qytetarëve dhe nuk është e qartë se për çfarë saktësisht do të shpenzohen paratë.

Leave a Comment

You must be logged in to post a comment.