Kategoritë

Botë Turqia rrëzon një avion armen, shtohet frika nga zgjerimi i konfliktit

Prej disa ditësh konflikti i armatosur kufitar mes Armenisë dhe Azebajxhanit ka rritur frikën për shpërthimin e një lufte të vërtetë mes dy vendeve.
Të martën autoritetet armene akuzuan Turqinë se është përfshirë direkt në konfliktin për rajonin e Nagorno-Karabakh duke rrëzuar një prej avionëve të saj ushtarak.

Ministria e Jashtme deklaroi se sulmi ndodhi brenda hapësirës ajrore armene dhe si pasojë e tij humbi jetën piloti i avionit luftarak sovjetik Su-15.

“Sot, një aeroplan armen SU-25 u rrëzua nga një aeroplan turk F-16 në hapësirën ajrore të Republikës së Armenisë. Ne e dënojmë këtë akt të pabesë. “Bazuar në situatën aktuale, Ushtria e Mbrojtjes e Armenisë do të marrë masat e nevojshme të vetëmbrojtjes kundër veprimeve të forcës ajrore turke në zonën e konfliktit,” tha Komandanti i Ushtrisë së Mbrojtjes të Armenisë.