Kategoritë

POLITIKË Goce Dellçev është revolucionar maqedonas, por edhe bullgarët e nderojnë, porositi kreu shtetëror, Zaev në nëntor në takim me Borisovin

Goce Dellçev do të jetë një nga temat e bisedës në takimin, të cilin kryeministri Zoran Zaev e paralajmëroi me kryeministrin bullgar Bojko Borisov, i cili duhet të mbahet në Sofje në fillim të nëntorit.

Ky do të jetë takimi i parë i zyrtarëve të lartë të të dy vendeve pas memorandumit shpjegues bullgar drejtuar vendeve-anëtare të BE, me të cilin Sofja vë në pikëpyetje identitetin kombëtar maqedonas – gjuhën maqedonase e cilëson si dialekt të gjuhës bullgare, ndërsa kombin maqedonas e kualifikon si një krijim të Titos, gjë që provokoi një sërë reagimesh në vend.

“Presim që në periudhën, jo më larg, prej 10 nëntorit të kemi një takim. Gjithsesi unë dëshiroj ta vizitoj Republikën e Bullgarisë dhe të jetë vizita e parë e ime zyrtare si kryetar i Qeverisë për shkak të asaj që me të vërtetë kemi edhe çështje për biseda, e kjo është pikërisht për këtë kapitull të ardhshëm historik dhe këtë periudhë të historisë. Më  10 – 11 nëntor pritet që të mbahet Procesi i Berlinit ku jemi nikoqir ne dhe Bullgaria bashkë, që do të mbahet në Sofje. Presim që këto ditë të kemi edhe informacion të kthyeshëm nga Bullgaria që të mundemi të ulemi të flasim për përgatitjen e Procesit të Berlinit, gjithsesi edhe për këtë çështje të hapur”, tha Zaev dje pas konferencës së përbashkët për shtyp me euroambasadorin e ri në vend, Dejvid Gir.

Zaev përmendi se është mirë që Komisioni i Përbashkët për Çështje Historike dhe Arsimore për gjetjen e zgjidhjes së përbashkët, duke shfaqur bindjen se do të ofrojnë opsione për iniciativa të zgjidhjes së problemit.

Në pyetjen e gazetarëve se çka mendon personalisht, a është Goce Dellçevi maqedonas ose bullgar, Zaevi tha se Goce Dellçevi është revolucionar maqedonas, por gjithashtu është fakt se Bullgaria dhe bullgarët e konsiderojnë gjithashtu si revolucionar bullgar.

“Goce Dellçevi është revolucionar maqedonas, por gjithashtu është fakt se Bullgaria dhe bullgarët e konsiderojnë gjithashtu si revolucionar bullgar. Është fakt se kemi qytet tonin i cili quhet Dellçevë, në Bullgari ka qytet Goce Dellçev, kemi përmendore në Maqedoninë e Veriut dhe në Bullgari. Bashkë me kryeministrin Borisov u përkulëm në Bllagoevgrad në përmendoren e Goce Dellçevit por edhe bashkë u përkulëm edhe në varrin e Goce Dellçevit këtu në Shkup, dhe realiteti dhe faktet janë këto”, tha Zaevi në konferencën e përbashkët për media me euroambasadorin e ri të BE-së Dejvid Gir.

 

burim: mia.mk