Kategoritë

RAJON Hoti nënshkroi marrëveshje me DFC

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe drejtori ekzekutiv i Korporatës ndërkombëtare financiare për zhvillim (DFC), Adam Boler nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi.

Sipas “Gazeta Ekspres”, marrëveshja u nënshkrua pas takimit të Hotit me një delegacion amerikan, ku morën pjesë Boler, i dërguari i presidentit amerikan Donald Tramp për dialogun Prishtinë-Beograd, Riçard Grenell, dhe përfaqësues të USAID dhe ESKIM.

Pas nënshkrimit të kontratës, Grenell tha se marrëveshja nënkupton punë të reja me paga të larta.

Ai shtoi se delegacioni amerikan do të vijë në Kosovë, duke shtuar se Tramp është krenar për marrëveshjen ekonomike dhe se u ka thënë atyre të vinin në Kosovë.