CIVILi u bën thirrje të gjithë qytetareve dhe qytetarëve, anëtarëve, mbështetësve, aktivistëve, vullnetarëve, si dhe shoqatave qytetare, subjekteve politike, t’u bashkohen të gjithë njerëzve paqe- dashes anembanë botës në shënimin e Ditës ndërkombëtare të Paqes.
Me rezolutën e Kuvendit të Përgjithshëm në KB nga viti 2001, 21 shtatori është shpallur si Ditë Ndërkombëtare e Paqes. Edhe këtë vit, më 21 shtator, paqja do të arrihet vetëm nëse së bashku i tejkalojmë të gjitha mosmarrëveshjet e ndërsjella, i respektojmë të drejtat dhe liritë e njeriut dhe nëse besojmë se të gjithë meritojmë të jetojmë në paqe dhe dinjitet.
CIVILi apelon se paqja, liria, uniteti janë vlera të cilat Maqedonia e Veriut i posedon dhe duhet t’i vlerësojë vazhdimisht, si dhe ti promovojë. Në këtë mënyrë do të tejkalohen paragjykimet, dhuna, pabarazia, do të luftohet beteja kundër konflikteve ndëretnike, korrupsionit, varfërisë…
Më 19 shtator të vitit 2013, CIVILi dorëzoi iniciativë te Kuvendi i Maqedonisë, 21 shtatori – Dita ndërkombëtare e Paqes, dhe 10 Dhjetori – Dita ndërkombëtare për të drejtat dhe liritë e njeriut, të shpallen si festa kombëtare. Këtë vit, CIVILi filloi fushatë intensive për luftën kundër gjuhës së urrejtjes dhe veprave nga urrejtja, duke u bërë thirrje të gjitha palëve të prekura në shoqëri për dialog konstruktiv dhe mënyrë paqësore dhe të padhunshme të zgjidhjes së situatave konflikte, të nxitura nga dallimet.
CIVILi mbetet i zgjuar dhe i zëshëm në mbrojtje të të drejtave dhe lirive të njeriut, dhe dërgon mesazh të fuqishëm se çdo individ mund të kontribuojë për tejkalimin e urrejtjes, paragjykimeve, nacionalizmin, dhunën dhe kultin ndaj armëve.