Kategoritë

VLERA TË GJELBRA Karvani i Gjelbër i CIVILit vazhdon

Karvani i gjelbër i CIVIL-it vazhdon në Shkup më 15 shtator (e martë- sot), me një stendë informacioni në Karposh, përpara qendrës tregtare City Mall, duke filluar nga ora 12. Qytetarët dhe qytetaret, media dhe të gjithë të interesuar që do të vizitojnë stendën do të kenë mundësinë të shkëmbejnë përvoja dhe pikëpamjet e tyre me ekipin e CIVIL-it, dhe gjithashtu do të jenë në mundësi të marrin pjesë në video sondazhin: “Pse e gjelbër? Shpreh mendimin tënd me zë”.

Karvani i gjelbër i CIVIL-it është i përkushtuar për të promovuar dhe forcuar ndërgjegjësimin e publikut për vlerat e gjelbëra, drejtësinë shoqërore dhe anti-nacionalizmin. Drejtësia shoqërore dhe anti-nacionalizmi janë pjesë e vlerave evropiane dhe të gjelbëra të cilat CIVIL-i i përfaqëson gjatë 20 viteve të ekzistencës, ndërsa në vitet e fundit në partneritet me Fondacionin Heinrich Bell, selia rajonale e të cilit është në Sarajevë të Bosnjës dhe Hercegovinës.

Ekipet dhe aktivistët e CIVIL-it do të udhëtojnë mbarë vendit dhe do të mbajnë një numër ngjarjesh në bashkëpunim me komunat dhe organizatat lokale të shoqërisë civile. Do të zhvillohen punëtori me temën “Të gjelbrit po vijnë” që do mbahen në Shtip, Gostivar, Veles, Kavadar dhe Shkup. Një seri takimesh me qytetarët do të mbahen në komuna të tjera anembanë vendit.

Karvani i gjelbër do të përfundojë me një konferencë kombëtare kushtuar vlerave dhe strategjive të gjelbra, si alternativa e vetme e qëndrueshme për shoqërinë dhe shtetin. Karvani i gjelbër është pjesë e projektit “Të gjelbrit po vijnë” i zbatuar në partneritet me Fondacionin Heinrich Bell.

Në fazën paraprake të projektit, u kryen një numër aktivitetesh, duke përfshirë fokus grupe tematike dhe prodhim mediatik, nga të cilat veçohen kolumnat dhe analizat e botuara në platformën mediatike të CIVIL-it, kryesisht në internet portalin CIVIL-i i gjelbër. Përndryshe, CIVIL-i i gjelbër është një njësi organizative e CIVIL-it, e cila u formua nëntë vjet pas themelimit të organizatës, në vitin 2009.

Leave a Comment

You must be logged in to post a comment.