Kategoritë

POLITIKË Përbërja e organeve të punës të komisioneve kuvendore

Kuvendi sot duhet ta mbajë seancën në rend dite të së cilës  do të jetë  zgjedhja e përbërjes së trupave të punës në Kuvend. Seancën të premten e paralajmëroi  kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi,  ndërsa tashmë është paralajmëruar edhe në ueb faqen  kuvendore. Përbërja e trupave të punës kaloi edhe në seancë të Komisionit kuvendor për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve,  në të cilën ishte potencuar se  është arritur konsensus midis grupeve të deputetëve në Kuvend.

Në rend dite të kësaj seance  është edhe verifikimi i mandatit të deputetit  në vendin e ministres së Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpanska. Sipas Xhaferit, në këtë seancë nuk ka mundësi  për pika tjera  në rend dite  sepse materialet paraprakisht  duhet të kalojnë në komisionet e caktuara përkatëse.

Propozim-vendimi  për zgjedhje të kryetarëve,  zëvendëskryetarëve, anëtarëve dhe  zëvendësve të tyre në komisionet e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut të premten ishte miratuar në Komisionin kuvendor për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve.

Për miratimin e vendimit votuan edhe deputetët e opozitës, të cilët paraprakisht patën vërejtje se Komisioni nuk mund të japë propozime për përbërje personale të komisioneve të tjera kuvendore sepse, siç theksuan, Kuvendi paraprakisht në seancë parlamentare nuk ka marrë vendim për krijimin e tyre dhe definimin e kompetencave.

Të premten në deklaratë për mediat Xhaferi theksoi se Kuvendi duhet t’i formojë trupat e punës  dhe se pa ato nuk mund të vazhdojë  në punën dhe funksionimin e mëtutjeshëm.

“Në momentin kur do ta marr raportin dhe propozimin për përbërjen e trupave të punës do të thirr seancë për të hënën që të mund ai propozim dhe zyrtarisht të kalojë në procedurë parlamentare dhe të sillet vendim nga plenumi. Atij propozimi do t’i paraprijë pikë e propozim- vendimit për formimin e trupave të punës ku do të definohet se sa trupa pune dhe cilat prej tyre do të formohen në Kuvend, si pikë e dytë do të jetë pastaj propozim- vendimi për përbërjen personale të trupave të punës që do të dalin nga propozim- vendimi.

Ai sqaroi se sipas procedurës, në vetë seancën propozim-vendimi për formim të trupave të punës  u plotësua me formimin e trupave të rinj ndryshe nga ato ekzistuese,  atëherë në atë situatë do të nevojitet Komisioni  për zgjedhje dhe emërime të mbajë seancë të re për  përbërjen  personale të komisioneve të reja eventuale.

Në lidhje me kuorimin për punë të Kuvendit, duke e marrë parasysh se një deputet ishte në Klinikën infektive, dhe nuk është verifikuar mandati i njërit,  kryetari i Kuvendit është i bindur  se nuk ka kurrfarë frike sepse, siç tha,  për komisionet kuvendore është arritur konsensus midis partive parlamentare  nga pushteti dhe opozita.

“Deputeti Ziberi,  sipas informatave që deri tani i kam është në gjendje të mirë shëndetësore dhe gjatë ditës së nesërme  do të duhet të lëshohet nga Klinika Infektive dhe statusi i tij do të varet nga  konkluzioni i ekipit mjekësor, përkatësisht të Klinikës – nëse do të ketë vendim  për izolim të mëtutjeshëm, testi përfundimtar si do të jetë – nëse do të jetë pozitiv ose negativ. Gjithçka varet nga ajo situatë. Hipotetikisht nëse ekziston  vendim për izolim ndërsa testi i tij është negativ,  atëherë deputetit sipas protokollit do t’i mundësohet  sipas një procedure të veçantë  të futet në hapësirë të veçantë, siç ishte herën e fundit, ta shfrytëzojë të drejtën e tij të votës, ndërsa të mos komunikojë me asnjë tjetër në Kuvend, dhe të mund të shkojë sërish  sipas vendimit që e ka. Kjo varet nga informatat që do t’i kem në të ardhmen. Deri të hënën  ka kohë  për ta kompletuar edhe atë pjesë”, potencoi  kryeparlamentari të premten.

Në ndërkohë Kuvendi punon në kërkesë të mënyrave alternative  për mbajtje të seancave në kushte të jashtëzakonshme, përkatësisht seanca onlajn dhe votim lidhur me pandeminë Kovid-19. Kryetari i Kuvendit theksoi se për  konfirmim të mënyrës së tillë alternative të punës  do të nevojiten dy-tre muaj, dhe se për shkak të  asaj  tani për tani seancat  do të mbahen në sallën me kupolë ndërsa votat do të numërohen me dorë.

“Si kryetar i Kuvendit jam i obliguar të mendoj për funksionalitetin e Kuvendit edhe në situata të rregullta edhe në gjendje të jashtëzakonshme dhe prandaj në takimet e para në koordinim e dhashë idenë për mendim lidhur me mundësitë alternative për punën e Kuvendit. Për fat të keq, ajo ide shfrytëzohet që të rrotullohet si tentim i shumicës, kryetari të shmang punën e rregullt të Kuvendit dhe me këtë të përmbushet mungesa e kuorumit të mundshëm dhe me këtë faktikisht nga shtëpia të mund të punojnë deputetët. Jo, jo kjo nuk është ideja”, ka potencuar Xhaferi.

Ideja bazë, sipas tij, është që Kuvendi të punojë në kushte normale siç është përshkruar, por fakt është se në tre dekada nuk kemi punë të përshkruar të institucionit dhe funksionim të institucionit në kushte të jashtëzakonshme.

“Pandemia na tregoi se është e nevojshme të merret parasysh edhe mundësia alternative për punë në kushte të tilla. Sot është pandemia, nesër mund të jetë një arsye tjetër për punë alternative të Kuvendit, pasnesër mund të ketë një arsye të tretë – mund të jetë zjarr, mund të jetë tërmet, mund të jetë nuk e di se çka, e cila do të shkaktojë gjendje të jashtëzakonshme dhe në rrethana të tilla të jashtëzakonshme si do të punojë Kuvendi, ku do të punojë Kuvendi”, thotë Xhaferi.

Ai shton se kjo është vetëm alternativë për funksionalitetin e institucionit, ndërsa jo, siç tha,  për shkak të përpjekjes së shumicës të plotësohet  mungesa e mundshme e kuorumit, siç dëshiron ta paraqesë ndonjëri. 

 

burim: https://mia.mk/

Leave a Comment

You must be logged in to post a comment.