• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Reagimet e opozitës shqiptare për koalicionin qeveritar

August 19, 2020
in BALLINA, LAJME, POLITIKË
Reagimet e opozitës shqiptare për koalicionin qeveritar
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetarët e Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës, Ziadin Sela dhe Afrim Gashi, sot në konferencën për media para Parlamentit theksuan se kohëzgjatja e qeverisë së ardhshme do të jetë shumë e shkurtë për shkak se, siç theksuan, nuk e ka shtyllën themelore – legjitimitetin.

“Qeveria e ardhshme e formuar me BDI-në nuk do të ketë shtyllën themelore, e ai është legjitimiteti. Qeverisë të bazuar në manipulime, gënjeshtra blerje, të shtetit të robëruar do t’i mungojë ajo shtyllë e legjitimitetit dhe ne do të jemi këtu si koalicion që të luftojmë kundër kësaj, sepse kjo qeveri, me një ose dy këmbë të qelqta do të qëndrojë dhe ne jemi të bindur se nuk do të mundet të qëndrojë shumë gjatë”, tha Gashi.

Ai theksoi se për çdo ditë do të luftojnë me mjetet demokratike, këtë qeveri ta rrëzojnë sa më shpejtë në mënyrë legjitime dhe legale.

Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Sela, tha se kundërshtari i tyre nuk e ka atë legjitimitet, siç theksoi, “e keqpërdorën, e vodhën, e blenë me para vullnetin e qytetarëve”.

“BDI-ja ndoshta do të jetë pjesë e pushtetit, por kjo do të nënkuptojë se shqiptarët edhe më shumë do të jenë të robëruar dhe të frikësuar. Për çka shërben demokracia kur nuk iu jep liri atyre që të kanë votuar. Nuk do ta kenë lehtë. Ta kenë të qartë, do të kenë kundërshtar të madh, ta dinë se jemi të gatshëm tua kthejmë në të njëjtën mënyrë si ata që sillen, ndërsa do të ketë edhe rezistencë nga koalicion ynë bashkë me qytetarët, bashkë me shqiptarët”, tha Sela.

I pyetur se a mendojnë për lëshim të Kuvendit, Sela tha se nuk ka një vendim të tillë. Vendimet, siç theksoi, do t’i sjellin bashkë si Koalicion dhe kur të kenë diçka konkrete për këtë do të informohen të gjithë qytetarët.

Next Post
Arian Mehmeti dhe Jane Gjorgjioski flasin për nacionalizmin

Arian Mehmeti dhe Jane Gjorgjioski flasin për nacionalizmin

Fari Hiseni, Vlladanka Dimkovska dhe Samet Shabani flasin për nacionalizmin në Forumin qytetar të CIVILit

Fari Hiseni, Vlladanka Dimkovska dhe Samet Shabani flasin për nacionalizmin në Forumin qytetar të CIVILit

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom