Kategoritë

REFLEKTOR Reflektor: Fushatë e ashpër e zezë si pjesë e retorikës zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Republikën e Maqedonisë së  Veriut  u mbajtën më 13, 14 dhe 15 korrik. Më 13 korrik votuan  qytetarët e prekur  nga  Kovid – 19 nga shtëpitë e tyre ku janë në izolim, më 14 korrik votuan të sëmurët, të dobëtit dhe qytetarët në burgje.

Vlerësimi i përgjithshëm i procesit zgjedhor, sipas rezultateve fillestare të raporteve të përpunuara të monitorimit të  CIVILit  është se kemi pasur një proces zgjedhor delikat, por të suksesshëm, demokratik, të lirë dhe të sigurt në, por megjithatë i mbushur me tensione në shumë vende, dhe me një numër lëshimesh dhe madje edhe me parregullsi.

Gjatë numërimit të votave nga komisionet zgjedhore në Komisionin Shtetëror  Zgjedhor , faqja e Komisionit pësoi sulm kibernetik, që  shkaktoi ndalimin e punës dhe ishte i paarritshëm për publikun. KSHZ rifilloi numërimin e votave me dorë dhe doli me rezultatet fillestare (jozyrtare) në mbrëmjen e 16 korrikut.

Partitë  politike paraqitën 2.142 ankesa për parregullsi zgjedhore pranë Komisionit Shtetëror të Zgjedhor. Të gjitha kundërshtimet janë hedhur poshtë.

Disa nga palët parashtruan  ankesa në Gjykatën Administrative, dhe më pas KSHZ-ja do të dalë me rezultatet zyrtare përfundimtare për mandatet e fituara nga partitë politike që garuan në zgjedhjet.

Në ditën e zgjedhjeve, më  15 korrik, CIVILi mbajti pesë konferenca për shtyp me gjetjet nga  raportimet   e vëzhguesve. Më 16 korrik, CIVILi  mbajti  panel diskutimi me  temën për  analizat dhe vlerësimet  pas zgjedhjeve,  të adresuara nga Sasho Ordanoski, Jasna Baçovska dhe Visar Ademi. Pas panelit, CIVILi mbajti  konferencë për shtyp me informacione  paraprake për  ditën e zgjedhjeve.

Ekipet monitoruese të CIVILit  filluan  me monitorimin e fushatës zgjedhore më 20 qershor,  në drejtim të financimit të partive politike, lajmeve të rreme, dezinformatave  dhe gjuhës së urrejtjes, si dhe aktivitetet e partive politike gjatë heshtjes zgjedhore.

Ky proces zgjedhor u shoqërua me një fushatë të ashpër të zezë, e cila nuk e anashkaloi  as CIVILin. Disa nga sulmet ishin dhe ende janë të drejtuara kundër individëve që janë pjesë e organizatës.Njëkohësisht, kohë, ka pasur  shumë raste të presionit të drejtpërdrejtë dhe kërcënimeve ndaj vëzhguesve, që të  heqin dorë nga vëzhgimi zgjedhor  për CIVILin.
Organizata është e hapur për të gjitha informatat  në lidhje me parregullsitë zgjedhore dhe shkeljet e të drejtave dhe lirive të njeriut, pavarësisht nëse ato vijnë nga akuza civile, burime partiake ose organizata tjera joqeveritare.