Kategoritë

MONITORIM Përmbajtje të sponsorizuara politike në Facebook edhe në ditën e dytë të heshtjes zgjedhore

Në ditën e dytë të zgjedhjeve, pothuajse të gjitha partitë politike vazhdojnë të shelin heshtjen zgjedhore, me video të sponsorizuara me materiale propagandistike që akoma rrjedhin në Facebook.

Një nga koalicionet parazgjedhore ndaloi postimet e sponsorizuara në Facebook pasditen e djeshme, por Ekipi Monitorues i CIVIL-it shënon se ekziston një tjetër post i sponsorizuar nga një kandidat për deputet, i cili është akoma aktiv.

Ekipi monitorues i CIVIL-it vëren se një parti politike postoi 11 video të sponsorizuara në Facebook, dhe intervistë me një udhëheqës të partisë në një stacion televiziv kombëtar të Kosovës.

Ekipi vëren se një parti politike ka tetë përmbajtje të sponsorizuara, tjetër shtatë, ndërsa partitë e tjera kanë: tre, tre, dy, një dhe një.

Një parti politike sponsorizon dy herë tubime partiake dhe fjalime.

Ekipi monitorues i CIVIL-it regjistron 39 përmbajtje të sponsorizuara (të cilat nuk i përfshijnë 8 përmbajtjet e djeshme që tashmë janë ndalur nga një prej koalicioneve).

Por, përveç profileve zyrtare në Facebook të partive politike apo kandidatëve për deputetë, ka disa faqe në Facebook që sponsorizojnë videot politike që janë pa klient, por, përmbajtja është kryesisht një propagandë e zezë për një parti të caktuar politike.

Ekipi monitorues i CIVIL-it regjistroi 12 video të sponsorizuara pa klient në disa faqe në Facebook.

Për një parti, u shpallën 7 përmbajtje me propagandë të zezë nga shtatë faqe të ndryshme në Facebook.

Për një parti tjetër politike, 3 përmbajtje me propagandë të zezë u shpallën nga dy faqe në Facebook.

Ekziston një video me propagandë të zezë për një parti politike.

Në një rast tjetër, një video e sponsorizuar me inçizime ekskluzive të dhunës fizike ekstreme ndaj një deputeti u postua në një faqe në Facebook nga 27 prilli 2017 në Parlamentin e Maqedonisë.

Ekipi monitorues i CIVIL-it deri më tani ka arkivuar dhjetra video propaganduese të sponsorizuara dhe foto të partive politike, por do t’i publikojë ato pas heshtjes së zgjedhjeve, pra pas zgjedhjeve.

 

Ekipi monitorues i CIVIL-it