Procesi zgjedhor për zgjedhjet e parakohshme parlamentare filloi dje, me votimin e qytetarëve të infektuar me Kovid-19 që janë në shtëpi në izolim.
Disa parti dhe aktivistë partiak mbrëmë në rrjetet sociale publikuan rezultatet e votimit të djeshëm të qytetarëve në izolim, duke treguar numrin e votave për partitë e tyre.
Në Kodin Zgjedhor, në pjesën për Shpalljen e rezultateve të zgjedhjeve, në nenin 135, paragrafët 1 dhe 2, shpjegohet në lidhje me shpalljen e rezultateve të zgjedhjeve, si dhe që rezultatet, në një kohë të caktuar dhe në mënyrë të përcaktuar me ligj, botohen nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve.
Neni 135
(1) Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, rezultatet e para të zgjedhjeve të pranuara përmes rrugës elektronike i shpall në mënyrë suksesive, ndërsa rezultatet mbi bazë të të dhënave nga procesverbalet e Komisioneve komunale të zgjedhjeve, përkatësisht Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, brenda 12 orësh, pas përfundimit të zgjedhjeve.
(2) Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve i shpall menjëherë, dhe më vonë se 24 orë nga dita e përfundimit të tyre.
Mbetet pyetja se si ata arritën në rezultatet përfundimtare të cilat përcaktojnë se sa qytetarë në izolim votuan për subjekte të caktuara politike… nëse në të njëjtën kohë merret parasysh që votimi është i fshehtë. Kjo shkel fshehtësinë e votës.
Ekipi monitorues CIVIL çdo ditë zbulon dhe arkivon gjuhën e urrejtjes dhe ekspozon lajme të rreme dhe dezinformata dhe boton disa prej tyre në platformën e tij mediatike.
Ekipi monitorues i CIVIL-it